E di qe sbesoni! Edi Rama e thote TROC: Shume shpejt, Ja kur Shqiperia hyn ne BE

“Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë”

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm ditën e sotme në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal tek anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian, gjë që sipas Ramës, do ndodhë më shpejt se çfarë pritet, pasi Shqipëria është gati.

“Faktikisht pse kemi vendosur një bazë të tillë jemi në kushtet kur po hedhim hapat e parë të një faze të re të rezolucionit teknologjik.

Në shumë aspekte rruga tradicionale do të ishte shumë herë më e vështirë dhe më e gjatë për të arritur objektivat për të cilat, pastaj ne ballafaqohemi me ëndrrën tonë të madhe të Bashkimit Europian, kjo rrugë na jep shumë më tepër optimizëm dhe arsye objektive se anëtarësim do të ndodhë shumë shpejt.

Sepse ne do të jemi gati. Sot aktualisht po bëjmë procesin e integrimit në BE në fazën e negociatave falë edhe një instrumenti të ri të papërdorur nga asnjë shtet më parë, që është një model i ndërtuar

prej nesh enkas i inteligjencës artificiale. Na jep mundësin të realizojmë shumë më shpejt procesin e transferimit të trupit legjislativ të BE, të realizojmë përkthimin në kohë rekord dhe të kemi analiza të teksteve.”- tha Rama.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë premtoi se në mandatin e katër të qeverisjes së PS, prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale.

“Kur mblidhemi në të Ballkanit bëjmë dy sforco të mëdha, kush është më i vjetri dhe kush është i pari. Më të vjetrit dihet që jemi ne,

por që të jemi të parët, kjo nuk para dihet…. Ne modelin e AI që po ndërtojmë besoj se në mandatin tonë të katërt ne do jemi vendi i parë që do realizojmë prokurime 90% me AI, dhe me nivel të pakonkurrueshëm. Kjo do jetë një tjetër arritje falë kësaj mundësie që na jep teknologjia”, tha Rama.