E rende në Greqi! Nëna me të dashurin dh*nojnë fëmijën e saj 3-vjeçar

Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Heraklion të Kretës ku një 26-vjeçare së bashku me partnerin e saj kanë dhunuar barbarisht e në mënyrë mizore fëmijën e saj 3-vjeçar.

Sipas mediave vendase mësohet se e reja së bashku me partnerin e saj 44-vjeçar kanë rrahur me dërrasa e sende të forta fëmijën e saj 3-vjeçar i cili aktualisht ndodhet në spital i intubuar, në gjendje të rëndë për jetën.

Makthi që engjëlli i vogël ka përjetuar për të paktën tre muaj u zbulua vetëm mesditën e kësaj të diele, pas një telefonatë që një nga banorët e zonës bëri në Komisarat.

Fëmija jetonte në banesë me nënën e tij 26-vjeçare dhe me partnerin e saj 44-vjeçar i cili thuhet se është një përdorues i lëndëve narkotike.

Tmerr në Greqi! Nëna me të dashurin dhunojnë barbarisht

26 vjecarja me djalin e saj

Ishte fqinji i çiftit ai i cili dërgoi me urgjencë në spital 3-vjeçarin dhe më pas së bashku me doktorin lajmëruan Policinë.

Sipas raportimeve në trupin e fëmijës kishte shenja të dukshme dhune si mavjosje, çarje, djegie nga cigaret, të kryera në intervale të ndryshme kohore.

Tmerr në Greqi! Nëna me të dashurin dhunojnë barbarisht

44 vjecari

Aktualisht 3-vjeçarja ndodhet e intubuar në gjendje kome, sakaq pritet që në vijim t’i nënshtrohet një operacioni pasi janë konstatuar hematoma në tru dhe këputje e aortës abdominale.

Sakaq policia ka arrestuar çiftin, ndërkohë nga hetimet rezulton se 3-vjeçari është rrahur me copa druri nga shtrati i tij.

Tmerr në Greqi! Nëna me të dashurin dhunojnë barbarisht

26 vjecarja me djalin e saj

Dy të arrestuarit akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, lëndim trupor ndaj personit të pambrojtur dhe dhunë në familje. Gjithashtu, tek 44-vjeçari iu gjetën edhe shtatë tableta Xanax, për të cilat nuk kishte recetën e nevojshme mjekësore.