E bujshme! SPAK i zbulon 1.8 milione euro Deputetit te fuqishem te PS, gati arrestimi

Ja kush është deputeti i PS që është futur në hetim nga SPAK, opozita tregon se prokurorët i kanë gjetur 1.8 milion euro të fshehura në emrin e gruas së tij, dhëndrit dhe baxhanakut, si e 7-fishoi pasurinë, gati arrestimi

Ja kush është deputeti i PS që është futur në hetim nga SPAK, opozita tregon se prokurorët i kanë gjetur 1.8 mln €…
Elmas Bogdani

Opozita dje akuzoi deputetin e PS, Eduard Shalsi se ka fshehur 1.8 milionë euro pasuri në emrin e gruas së tij, dhëndrit dhe baxhanakut. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh dje në Kuvend se socialisti e ka 7-fishuar pasurinë në 10 vite, ndërkohë që ka një rrogë prej 1 mijë euro në muaj. “Ka pasuri të treguara, ka pasuri jo të treguara. Kur dëgjoni parafolësin që flet për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se flet për mirëqenien e tij. Parafolësi me pagë 1 mijë euro ai dhe 700 euro bashkëshortja ka shtatëfishuar pasurinë e tij në 10 vite. I kujtoj kolegut që t’i kanë gjetur edhe 1.8 milion euro që i ke të fshehta në emër të të tretëve. Pasuri të fshehta, të vëna pas gruas, dhëndrit e baxhanakut. Hajde këtu dhe sqaro mirëqenien e familjes tënde dhe bëhu gati të shkosh t’i bësh një vizitë Çyrbes si banor në të njëjtën qeli”, tha ai.

Për këto akuza, Shalsi tha që Bardhi t’i drejtohet organeve të drejtësisë. “Nëse kë këllqe shko bëj kallëzim. Unë nuk jam si disa prej jush, lëngaraq politik, që këtej akuzoni dhe këtej thoni e bëra për politikë. Unë nuk jam nga ata që pi kafe me oligarkë dhe kam frikë të them që pi kafe me një biznesmen, siç bëni ju që në darkë shkoni i kërkoni falje dhe i thoni na i do politika. Shkoni bëni kallëzim dhe o jeni me SPAK o jeni me ata që akuzojnë SPAK. Sqarojeni, sot në njërin prehër, nesër në prehrin e tjetrit, bëhuni burra dhe ato meraqe që keni për t’u bërë deputet, merrni një vendim kurajoz në jetën tuaj. E di pse e bëni? Për mbijetese politike, por çe doni mbijetesën politike kur pështyni mbi veten tuja. Merrni kurajën, kallëzoni, por keni shembuj se çfarë ndodh me kallëzime të rremë”, iu përgjigj Shalsi.

Hetimi pasuror

Bardhi zbuloi në Kuvend se ndaj Shalsit ka nisur hetimi për pasurinë, ndërsa u shpreh se i kanë gjetur edhe 1.8 mln euro që i ka fshehur në emër të personave të tjerë. Sipas tij, Shalsi ka futur duart në buxhetin e shtetit, duke i dhënë para gruas së tij Eranda Shalsi me projekte. Ai paralajmëron se shumë shpejt deputeti socialist do të arrestohet.

“Shals mos ik, se të dhashë të dhëna konkrete dhe na fole për flamurin. S’ka nevojë për kallëzimin tim, se po të hetojnë vetë. Ne nuk jemi aq burra sa fshehim pasurinë pas grave. Zotrote dhe familja jote je e vetmja që ke rritur mirëqenien me rrogë 1 mijë euro ti dhe 700 euro gruaja, e ke shtatëfishuar me miliona euro, për atë do japësh llogari. Kur ti thuash shqiptarëve që është rritur mirëqenia shpjegoja që e ke për familjen tënde. Është shtuar buxheti i familjes tënde me para të marra nga buxheti i shtetit, për projekte që zotrote ishe ministër dhe i shkruaja ne zyrën e ministrit, pastaj ja çojë Belindës dhe ministrisë së Financave që t’i merrte paratë gruaja jote.

Për këtë duhet t’i shpjegosh shqiptarëve kur i referohesh mirëqenies i referohesh 7 fishimit të pasurisë tënde, nga 90 mln lekë të vjetra e ke çuar në 680 mln lekë të vjetra. Po ta përsëris, ti kanë gjetur emër e mbiemër edhe 1.8 mln euro pasuri të fshehta. Pasuritë e paligjshme do t’ia kthesh shqiptarëve që të rritet mirëqenie e shqiptarëve”, u shpreh Bardhi ndër të tjera.

Pra kjo tregon se mesa duket Prokuroria e Posaçme po shkon te pasuritë e deputetëve. Parlamenti Shqiptar është ndër të paktët, ku deputetët hyjnë me duar në xhepa dhe dalin milionerë. SPAK ka vënë nën hetim disa emra të njohur në Parlament, madje të shumtë janë dhe ata nga radhët e opozitës.