Luleshtrydhja ka mbetur vetëm. Tek e fundit kjo qeveri e ka modë lënien në baltë të mashave që përdor për të vjedhur…
132 milionë grante bujqësore dhe batërdia e bërë me paratë e taksapaguesve europianë nuk është e thjeshtë të mbulohen e as të mbahen mbi shpatulla.
Hija e SPAK i rri Frida Krifcës mbi kokë si shpata e Demokleut prandaj Luleshtrydhja ka kohë që është zhdukur nga qarkullimi. Gojët e liga thonë se në fillim u përpoq të gjente strehë tek biznesmeni prej të cilit i pagëzuan edhe nofkën: ‘Luleshtrydhe’.
Frida i hante shumë luleshtydhet, i financoi me fonde sa mundi, i dha të zotit të mallit para e shumë shërbime të tjera ekstra, por tani që e ka zënë halli, Luleshtrydhja ka mbetur vetëm. Tek e fundit kjo qeveri e ka modë lënien në baltë të mashave që përdor për të vjedhur. Ndërsa Luleshtrydhen e Bujqësisë e mbajtën me fjalë të mira e me siguri deri sa i erdhi mandati i SPAK.
Dhe kur kjo ndodhi, kur Frida buzëkuqe u paraqit e pa dosjen e vet sa një mal, e zuri paniku. Kërkoi ndihmë, por i thanë “ik një herë nga qeveria, pastaj shohim e bëjmë”. Iku Frida, por SPAK i tha mos u largo, se sapo kemi nisur me ty. Kështu Luleshtrydhja iu hoq nga këmbët qeverisë e filloi të varej në këmbët e atyre që i ka ngopur me para.
Punë që sërish nuk po merrte për mbarë. Ndërkohë shokët e qeverisë po i binin një nga një. Pasi pa Beqajn, dikur i paprekshëm, që e degdisën në burg, thonë se Frida ia plasi të qarës. Ndihej vetëm dhe e pashpresë. Gjithë ajo Luleshtrydhe që dikur i vinin vërdallë, i fërkonin krahët e shpatullat, e përgëzonin, lavdëronin e vardiseshin, tani po e linin të gjithë. E la në baltë edhe ai më i madhi nga të gjithë, ai i luleshtrydheve, nuk i hapte më as telefonin.
Dhe Frida u mblodh kruspull e filloi të mendonte. Nëse ata nuk e mbronin, ajo do të përdorte astetet e saj. Nuk i dilte zot Kryeministri? Punë e madhe! Nuk po investohej për mbrojtjen e saj biznesi i luleshtrydheve? Punë e madhe! Nuk po ndiheshin as të tjerët që tani po harxhojnë lekët e saj? Aq i bënte Fridës.
Mos më thënçin, Luleshtrydhe, u betua Frida. Dhe për ta çuar deri në fund qëllimin e saj, Luleshtrydhja, mbeti me barrë. Kështu tregojnë disa shoqe e shokë të afërt të Fridës. Pikërisht ata që kanë dhënë lajmin e ardhjes së shpejti të një pasardhësi tregojnë, se nga frika e SPAK, pasi e pa se nuk po e mbronte askush, Frida ngeli me barrë dhe së shpejti do të bëhet me fëmijë.
Ajo shpreson se kur ta shohin të rrumbullakosur, një nënë të re dhe të përkushtuar, prokurorët e SPAK do ta mendojnë dy herë burgun e Fridës, do ta mëshirojnë dhe do ta falin. Gojët e liga që ushqehen nga shoqëria e Luleshtrydhes, kështu thonë…
Ne po e urojmë Fridën. Të të rrojë, o Frida! Veç mos harro, ato milionat e eurove janë zhdukur, nuk gjenden dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për to./Pamfleti