Politikania demokrate dhe tashmë drejtuese e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka pranuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme bashkëjetesën me Ervin Salianjin. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”.
Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër rreshta pranoi bashkëjetesën me politikanin Ervin Salianji, duke e quajtur “bashkudhëtar”.
“Ervin Salianji është bashkudhëtari im”, u shpreh Grida Duma, teksa u kujdes të shtonte se pavarësisht këtij fakti, Ervini e ka bërë vetë rrugëtimin e tij politik dhe sot ka një identitet të ngritur ndër vite duke qenë në krye të denoncimeve të forta.
“Një zë denoncues i cili ka krijuar figurën, identitetin dhe plot lëvizje të tjera. Identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve, edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse këto denoncime duheshin bërë”, u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit.