E bujshme! Baton Haxhiu shkon te beje pazar me Arben Ahmetajn, ne Janar do tronditet vendi

Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në kërkim nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, pritet të shndërrohet në një pikat më të forta të Sali Berishës në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të cilat duket se do të jenë përcaktuese për fatin e tij dhe Familjes. Prapaskena mëson se gjatë periudhës janar-maj 2025, Arben Ahmetaj do të japë tre intervista denoncuese në televizionin e Familjes Berisha, Syri Tv, me gazetarin e Familjes, Çim Peka. Intervista e tretë pritet të transmetohet në 16 janar 2025.

Ndryshe nga dy intervistat e para, të karakterizuara me mesazhe shantazhuese, denoncime të përgjithshme dhe parlajmërime për rrëfimin e mënyrës së abuzimit me paratë dhe pasuritë publike, në intervistën e tretë, Arben Ametaj, si njeriu më i besuar i Edi Ramës në dy mandatet e para qeverisëse, do të flasë për përfitime konkrete të paligjshme, skema klienteliste, udhëtime konkrete të Ramës me klientë dhe oligarkë, numra fluturimi, data dhe vende takimesh, biseda kompromentuese, pazare konkrete, emra dhe mbiemra që kanë përfituar para dhe pasuri publike etj. Duke rënduar edhe pozitat e tij, Ahmetaj, pritet të detaje kompromentuese të raportit mes oligarkëve dhe pushtetit, në shenjë hakmarrje ndaj Edi Ramës, për të cilin Ahmetaj mendon se ka gisht në fundosjen e tij nga SPAK-u.

Pas denoncimeve të aferave dhe pazareve me pasuritë publike, SPAK pritet të regjistrojë disa procedime penale kryesisht. Në rrethet e ngushta mediatike, politike dhe oligarkike janë dekonspiruar disa nga denoncimet e forta të Arben Ahmetajt, denoncime të cilat publiku do t’i dëgjojë pas 16 janarit 2025. Në këto kushte, disa nga personazhet që përmenden direkt dhe indirekt nga Arben Ahmetaj janë alarmuar dhe kanë nisur lëvizjet për të parandaluar çfarë është e mundur. Ata kanë angazhuar Baton Haxhiun, sekserin e dokumentuar nga dosjet e SPAK mes pushtetit dhe oligarkëve, por edhe personazhe të tjerë, të cilët kanë ruajtur raportet me Tigrin, ku spikat një oligark që ka kapur sektorin e shëndetësisë.

Disa ditë më parë, Baton Haxhiu, i cili u zbulua se paguhej deri në 18 mijë euro në muaj nga oligarkët si sekser i pushtetit për të finalizuar pazaret për tendera dhe koncesione, ka udhëtuar drejt Zvicrës, duke u takuar me Arben Ahmetajn. Sipas burimeve, Baton Haxhiu, i cili rezulton pronar me letra i vilës së korrupsionit të Ilir Metës në Golem, i ka kërkuar dhe ofruar pazar Tigrit, për të ‘amnistuar’ disa oligarkë, në denoncimet e tij të ardhshme në televizionin e Familjes Berisha. Mbetet për t’u parë se sa i sukseshëm do të rezultojë misioni i vështirë i Baton Haxhiut, i cili rezulton i implikuar në dosjen e SPAK-ut për korrupsionin dhe pastrimin e parave nga Ilir Meta.

Baton Haxhiu, drejtor Marketingu i kompanisë kosovare “Devolli” që fut miellin e qumështin serb në Shqipëri dhe ndërlidhës mes Ramës e Vuçiç, ka edhe një hall të tij. Në intervistën e fundit, Arben Ahmetaj, zbuloi një sekret për pronësinë e Landfillit të Tiranës, që kryeministri Edi Rama e ka mbajtur te fshehtë prej 6 vitesh. Arben Ahmetaj tha se 40% të pronësisë në Landfillin e Tiranës, i ka kosovari Blerim Hoxha, personi që në shkurt 2015, me miratim të qeverisë “Rilindja”, mori administrimin e uzinës “ARMO” të Ballshit, maskuar pas logos “Tosk Energji”. Blerim Hoxha është lidhje e Baton Haxhiut.

Madje, për aktivitetet bankare dhe kontaktet me institucionet shtetërore të bizneseve të tyre, Baton Haxhiu dhe Blerim Hoxha i Landfillit të Tiranës, kanë të njëjtin punonjës të quajtur Arbër Osmani, me kompetenca të plota për të kryer çdo veprim në emër të tyre. Jo vetëm kaq. Deri më 21 janar 2021, kompania “Albanian Post” e Baton Haxhiut dhe Blerim Hoxha i Landfillit të Tiranës, e kishin adresën në të njëjtën zyrë te kulla e oligarkut Bashkim Ulajt, ndërsa pasi nisi hetimit për landfillin e Tiranës, Batoni shkoi te kulla e stadiumit.