E bujshme! Arratiset ne menyre spektakolare shqiptari i frikshem ne Itali! Ne Sky ECC do vritej nga

TIRANE- Xhevdet Plaku apo siç njihet me nofken ‘Akili’, i dyshuar si kreu i një grupi të trafikut të drogës në Holandë është arratisur nga burgu i Ankonas, Itali, ku po vuante dënimin për trafik droge, bëjnë të ditur mediat italiane. Emri i Xhevdet Plakut doli dhe në dosjen e SPAK për grupin e trafikut të drogës pjesë e së cilës ishte dhe ish-shef i krimeve të Komisariatit nr. 6 Dedan Gjoni dhe Erzen Breçani.

Zbardhja e përgjimeve të Sky ECC zbuluan se Akili, që përdorte 25 identitete, i akuzuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam u tentua të vritej nga i forti i Shijakut Rexhep Rapi më 17 shtator 2019. Në dosje u zbulua se për planin dyshohet se Kep Rapi dhe ish-shefi i komisariatit nr.6 në Tiranë bashkëpunuan në tentativën e vrasjes si një hakmarrje pasi ky i fundit ishte një prej të akuzuarve për vrasjen e vëllat të Ketit, Sali Rapit të ndodhur në 2014-ën në Itali.

Arratisja

Një derë që hapet. Një qese plehrash në dorë. Një hap nga burgu, pastaj dhe një tjetër. Kështu u zhduk Xhevdet Plaku, 44 vjeç, shqiptar, me dy vrasje pas tij dhe një karrierë si trafikant ndërkombëtar droge.Një arratisje e heshtur, pa spektakël, por dukshëm e studiuar me përpikëri. Që nga mëngjesi i së enjtes, (24 janar) rreth burgut Barcaglione, Ancona, policia ka nisur aksionin për të rënë në gjurmët e tij duke kërkuar në fusha, shtëpi të braktisura dhe shtigje. Por, nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Plaku ishte një i burgosur model në Ankona dhe për pak muaj do të kishte përfunduar dënimin. Kjo i kishte mundësuar që tre muaj më parë të përfitojë nga regjimi i parashikuar nga neni 21 i Kodit të Burgjeve. Që do të thotë: punoni jashtë, pa shoqërues. Dje në mëngjes rreth orës 8.30 ka dalë për të zbrazur koshat e plehrave në kazermë. Një rutinë e përditshme, që dukej krejt e zakonshme, por që u shndërrua në një arratisje, deri tani, perfekte.

Alarmi
Në orën 11:30, kur oficerët e burgut bënë kontrollin rutinë, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes. Atëherë, alarmi u aktivizua menjëherë dhe të gjitha forcat e rendit filluan ta kërkonin. Toka rreth Barcaglione është e madhe, e mbushur me fusha, pyje dhe shtëpi të vjetra të braktisura. Por është si të kërkosh një gjilpërë në kashtë dhe i burgosuri i arratisur duket se është zhdukur në ajër.

Kush është Xhevdet Plaku

Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapi në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës: një ekzekutim gjakftohtë, një plumb në kokë për një bashkatdhetar, si pjesë e një grindjeje mes bandash. Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Në vitin 2019, tentuan ta vrisnin ndoshta për të hakmarrë ndaj Rapit, por sulmi nuk u realizua kurrë. Por nuk mbaron këtu. Plaku është gjithashtu në krye të një organizate kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe Belgjika. Paketat e drogës kishin emra që dukeshin si nga një katalog mode: “Hermes” për cilësinë më të pastër, “PlayBoy” për atë më të ulët. Ai ishte arrestuar në Shqipëri në vitin 2010 dhe më pas u ekstradua në Itali në vitin 2013. Megjithatë, kishte pasur një gabim gjyqësor që i kishte lejuar të zhdukej për një periudhë. Kohët e fundit, ai ishte arrestuar për vepra që lidhen me trafikun e drogës dhe po vuante një dënim dyvjeçar, pothuajse në fund.

Hetimet
Për hetuesit, gjithçka tregon për një arratisje të planifikuar. Plaku duket se ka pritur momentin e duhur dhe është është mësuar të jetë në arrati: ai di si të lëvizë, si të përzihet dhe kjo është shqetësuese. Me siguri ka pasur dikë jashtë që ishte gati ta ndihmonte. Ndoshta një makinë të fshehur pranë burgut, ose një rrjet kontakti që është aktivizuar në momentin e duhur, shkruan Corriere