Dy eklipse dhe Mërkuri në retrogradë! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin mars: Prisni ndryshime të mëdha

Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për muajin mars, në studion e “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Si muaj i parë i pranverës, nuk do i mungojnë momentet e dritës. Venusi është kthyer sot retrogradë. Në mesin e muajit kemi Mërkurin retrogradë.

Është muaji i parë i 2025 me 2 eklipse. Në datën 14 dhe në datën 29. Muajin tjetër që do kemi eklipse në 2025 është muaji shtator.

Eklipsi i Hënës i datës 14 do rezultojë shumë i rëndësishëm, me vendosje shumë të forta te Peshqit, si saturni dhe Neptuni. Kjo domehtënë që tematikë e kohës është mënyra si do zhvillohen politikat mbarëbotërore dhe ekonomia.

Ndjesia që janë në rrugën e gabuar është te të gjithë.

Dashi
Venusi do jetë në retrogradë. Kjo domethënë që duhet të zgjidhni raportet perosnale dhe me njerëzit që punoni. Në përgjithësi gjetjen e ekulibrave të raporteve e nxitur kjo edhe nga Hëna e re. Mërkuri në të kundërt në mesin e muajit, deri në fundin e muajit, bën që nëse keni komunikimin e duhur, sado e vështirë dhe imponuese të jetë kërkesa juaj do marrë atë që prisni, nëse thuhet në formën e duhur. Eklipsni në fund të muajit nxjerr në tematik ekonominë, me zhvillime dhe projektime pozitive.

Demi
Një eklips hënor në mes të muajit mbi saturnin në hyrje tre këndore me uranin. Vështirë se i shmangni detyrimet. Ëështë e pamundur që mos kenë diskutime të fuqishme. Ndryshimet do jenë patjetër prezente. Eklipsi do ndikojë drejtëpërdrejtë në të përditshmen e tyre. Mërkuri është seleskionues dhe do largojë nga ju atë që nuk është për ju. Do ju lehtësojë, që mos harxhoni kohë me gjëra dhe njerëz që nuk janë për ju. Në gjysmën e dytë të marsit vendosni prioritet pagesat.

Binjakët
Me jupiterin në të drejtë, në katërkëndësh me eklipsin e plotë të Hënës te Peshqit. Do të duhet të jeni të kujdesshëm me fizikun tuaj. Është ndër momentet e fundit të Saturnit që duhet të kenë kujdes me shëndetin. Ndryshoni mënyrën e të ushqyerit. Nëse vendosni të bëni ndryshime në fizikun tuaj, rezultati do jetë i shpejtë.

Gaforrja
Me Marsin në të drejtë, në hyrje katërkëndore me pjesën e Mërkurit dhe Venusit në retrogradë. Kjo dmth që nuk është aspak i mërzitshëm muaji. Do keni një agjendë të ngjeshur, por duket se e shijoni këtë vrull. Mos e teproni me harxhimin e energjisë, pasi në eklipsin e Hënës keni nevoj për arrati. Ka ardhur koha të kujdesët për shëndetin. Duhet të jeni selektiv me kë i ndani planet.

Luani
Është një muaj që minimalisht do u jap ngrohtësinë dhe vëmendjen në ambjentet e shtëpisë. Familja është kryefjala e muajit. Eklipsi i parë duket sikur ndihmon për zjgidhjen e një problemi të rëndësishëm të dikujt në familje. Eklipsi i dytë nxjerr diçka të rëndësishme për ekonominë. Kujdes në fazën e parë me Venusin retrogradë, sepse kanë një tendencë të jenë në qendër të vëmendjes dhe për të qenë më të sertë në gjykimin për partnerin/en.

Virgjëresha
Eklipsi i Hënës ndodh pikërisht te Virgjëresha. Ka përball Saturn, Diell, Neptun. Kjo bën që muaji të mos jetë i thjeshtë. Por varet nga faktori i fatit dhe jo nga ju. Kanë një errësirë në gjykimin e situatave. Duhet të jenë të kthjellët dhe jo të përfshirë emocionalisht. Sa më shumë ta vishni veten me ngarkesa dhe pritshmëri emocionale, aq më të ngarkuar do jeni me zgjidhjen e situatave në punë. Për fat të mirë Virgjersha e ka të thjeshtë ta ndaj logjikën nga emocioni. Kujdes me vonesat në aeroport dhe në lëvizje.

Peshorja
Një muaj shumë i mirë, me lëvizje të mira dhe me propozime që kanë nisur si periudhë që në fund të shkurtit. Nga mesi i muajit do rezultojë një periudhë shumë e mirë për mënyrën si do e projektojnë karrierën e tyre. Por një pjesë e mirë e Peshoreve kanë tendencën për të gabuar në zgjedhje emocionale. Beqarët e Peshores duhet të jenë të kujdesshëm sepse e sigurt që do bëhen pishamn. Më vonë do duhet shumë kohë për tu kthjelluar. Eklipsi i Diellit ka një lëvizje ekonomike shumë të mirë.

Akrepi
Duhet të jenë të hapur ndaj ideve të reja, që ndoshta nuk është në gjërat që zotërojnë dhe që kanë bërë. Pranoni propozimet për çështje zhvillime dhe karriere. Kjo pasi Uranin e kanë përballë. Vështirë se do shmangni ndryshimet. Mendjehapurit e Akrepave do t’i gëzohen ndryshimeve dhe devijimit. Muaji është shumë i mirë për lëvizjet bakare.

Shigjetari
Nga njëra anë periudha për të marrë lëvizje të rëndësishme në shërbim të punës, të zgjerimit familjar është moment i bukur dhe do jetë deri në 10 ditëshine parë të qershorit. Eklipsi i parë bën që ata që vendosin logjikën dhe bëjnë zgjedhje të mirëmenduara, do ndërtojnë një strukturë shumë të fortë. Pasi është periudha që të ndërtojmë bazën dhe për të patur epiqendërn se ku do arrimë.

Bricjapi
Përsa i përket mënyrës si do funksionojë varet nga si do i gjykojnë. Luhatjet e humorit do jetë shija e marsit. Eklipsi i plotë i Hënës te Virgjëresha nxjerr tematika që i përkasin shtëpisë, punës dhe për fizikun e tyre. Kjo e fundit më shumë për korigjim. Do mbeten me çështjet kryesore shtëpinë dhe punën. Mund të kenë përshpejtime shumë të shpejta dhe shumë të mira. Janë pranë mbylljes së shqetësimeve që kanë patur për një kohë të gjatë. Përgatituni për prurje dhe nisjen e një cikli të ri.

Ujori
Një eklips i plotë Hënor që interferon pikerisht te çështje që i përkasin sigurisë ekonomike. Kjo do vazhdojë deri në fundin e 2025. Merrni në kontroll ekonominë deri në fund të pranverës. Pasi me kalimin e planetin e fatit në hyrje jo shumë komode, do jetë më tepër dhënës sesa marrës. Çfarë është për tu korigjuar në aspketin ekonomik duhet të merren seriozisht.

Peshqit
Nuk do kenë një muaj të thjeshtë. Njësoj si Virgjëresha nuk do jenë shumë komod. Janë protagonist të eklipsit të parë të vitit dhe ngarkesa emocionale është më e madhe se zakonisht. Tematika qendrore është mënyra si do menaxhojnë ekonominë e tyre. Eklipsi i parë ka të bëjë me çështjet emocionale dhe fizike. Edhe Peshqit e kanë patur shumë të rëndëishëm këtë 3 vjeçar për shëndetin. Eklipsi mund të nxjerri një frikë për pasiguritë e shëndetit. Nuk do ishte keq të bëni një kontroll te mjeku. Eklipsi i dytë lidhet drejtëpërdrejtë me ekonominë. Do ketë vend për optimizëm. Por nga data 16 me mërkurin në të kundërt, kujdes me shpenzimet.
/vizionplus.tv