Largimi i G-Banit nga Big Brother VIP Albania ka tronditur publikun dhe ka ngjallur shumë diskutime në rrjet.
Teksa po dilte nga shtëpia, pasi u njoftua për gjendjen shëndetësore të babait, Bani bëri një deklaratë të fortë: “Është rren me më nxjerr”, duke lënë të kuptohet se kishte dyshime për këtë lajm.
Por pas daljes, ai reagoi në InstaStory, duke sqaruar se gjendja e rënduar e babait të tij ishte e vërtetë dhe jo një justifikim për ta larguar nga loja.
“U falemnderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk asht rren’. Jam fut vetëm në BBVA4 jo me Babin, k’shtu që nuk do postoj foto të tij në moment të vështir’ për të bind a për të ngop gëzimin e hijenave e të korbave. Nuk më asht besu deri sa kam fol me familjen. E besojn’ apo jo disa lojtarë e shum’ komentues, edhe un’ kam familje. Nuk kam dal nga ferra. Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet u a boj hallall të gjith’ve. Të gjitha sa kan’ ndodh aty, un’ do i lej” aty. Jet’ të mbarë të gjithë banorëve, u rujt Zoti!
Ky zhvillim ka ngritur shumë pikëpyetje mes fansave të formatit, të cilët po diskutojnë nëse ky ishte një vendim i drejtë apo një skenar i parapërgatitur nga produksioni.