E bujshme! Gena shpallet Non Grata ne SHBA! E rende ajo qe paska bere

Këngëtarit të njohur nga Shqipëria, Briken Lito-Gena, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka shqiptuar ndalesë të përjetshme për hyrje në territorin e saj, transmeton Gazeta Metro.

Sipas informatave dhe dokumenteve që ka siguruar Gazeta Metro, shkaku i kësaj ndalese po del të jetë ikja nga tatimet.

Gena, i cili njihet si njëri prej këngëtarve më të suksesshëm në estradën shqiptare, nuk ka paraqitur tatimet për koncertet e shumëta që i ka mbajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u raportua se një vendim i njëjtë, për arsyen e njëjtë, është shqiptuar edhe ndaj këngëtarit nga Kosova, Shkëlzen Jetishi.

Para disa kohe, një ndalesë të këtillë ka patur edhe këngëtari Afrim Muçiçi, dhe siç duket tani Ambasada amerikane masa të këtilla ndalimi do të fillojë

të praktikojë tek secili pjesëtarë të estradës që do të mundohet të marrë vizë turistike, e që ato viza i shfrytëzojnë për të mbajtur koncerte nëpër SHBA.

Këngëtari Brigen Lito, I njohur për publikun si Gena , ka folur pe herë të parë për zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit në media se atij I është ndaluar hyrja në SHBA.

I ftuar në emisionin Vizioni I Pasdites Në një intervistë për Vizioni I Pasdites në Vizion Plus , Gena e ka quajtur këtë ndalesë si “rutinë”.

“Është një ndalesë që do ta quaja rutinë… që ndodh domethënë për një arsye. Sepse unë sa herë kam qenë me viza pune, asnjëherë nuk kam ikur në Amerikë i paligjshëm, se unë i di ato gjëra si funksionojnë”, u shpreh Gena.

Ai ka vijuar më tej duke sqaruar se ky mund të jetë edhe një inat personal.

“Njëherë që kam shkuar me vizën turistike dikush mund të më ketë bërë një kallëzim, dhe unë nuk kam kënduar në atë koncert, megjithatë këto janë gjëra që unë do t’i rregulloj. Sepse unë i di ligjet e atij shteti, jo vetëm të atij por edhe të Evropës, sepse kanë ligje përsa i përket aktivitetit të punës së një artisti ose të një fushe tjetër, që duhet të jetë i rregullt me këto procedura. Unë besoj se kam qenë i rregullt.”- është shprehur Gena.