“Ska prind që është krenar per djalin kriminel”, babai i Martinit rrëfen kontaktin me të atin e autorit (video)

Prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani në një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story” rrëfyen nëse do të komunikonin me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së djalit të tyre.

Me një forcë të pashpjegueshme i ati i viktimës shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me babanë e autorit të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në spital.

Ai thotë se asnjë asnjë prind nuk mund të jetë krenar se ka djalin kriminel.

Keni folur e mësuesen me personat e shkollës, për përleshjen fizike? Keni pasur kontakt me babanë?

Babai i Martinit: S’kam asnjë lloj informacioni, s’do kishte prind që do e lejonte fëmijën e vet të ketë sherre. Asnjë lloj informacioni nuk kishim. Nuk kemi pasur kontakt por kjo është e pamjaftueshme, nuk e di, edhe ai si prind nuk besoj se do të jetë krenar se ka djalin kriminel, s’kemi pas asnjë lloj kontakti.


Top Channel