P*rplasen rende Gerta dhe Rozana, thyhet…. ndërhyn mer ugjence produksioni (Video)

Ditën e sotme, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u tensionua pas një debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit.

Dy konkurrentet u përfshinë në një përplasje verbale, e cila përfundoi me një skenë të pazakontë.

Në kulmin e nervozizmit, ato vendosën që të ndeshnin trupat me njëra-tjetrën në një formë ironie, një veprim i cili çoi në rënien dhe thyerjen e mikrofonit të Gertës.

Kjo situatë solli menjëherë reagimin e regjisë, e cila i tërhoqi vërejtje të dyja banoreve, duke u kërkuar të kenë kujdes me pajisjet teknike.

Megjithatë, Rozana dhe Gerta nuk e pranuan paralajmërimin dhe vazhduan debatin me tone të larta, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar


Mbetet të shihet nëse do të ketë ndëshkime të mëtejshme për sjelljen e tyre.