E TRISHTË/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshë 32-vjeçare ish-lojtari i Juventusit

Bota e futbolli në zi! Ish-mesfushori i Juventusit, Niko Hidalgo, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin në mushkëri.

Hidalgo prej dy vitesh u detyruar të heqë dorë nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore që ja bënë të pamundur vijimin e karrierës.

Fillimet e veta ai i pati në Spanjë tek Motril CF, më pas ai u transferua te Granada në vitin 2012. Në vitin 2014 kaloi te Juventusi me shumë pritshmëri, por që nuk debutoi edhe pse qëndroi 3 vite në Torino.