U akuzua se vodhi leket e Parashqevise! Pirro Cako ben reagimin e bujshem: Ja pse ndodhi

Ditën e djeshme u bë viral lajmi se kompozitori Pirro Cako ka fshirë këngën e njohur të Parashqevi Simakut nga YouTube, “E duam lumturinë”.

Kjo këngë, e cila ishte prej kohësh në platformë e publikuar nga një llogari anonime, kishte gjeneruar mbi 6 milionë shikime ndër vite.

Megjithatë Pirro Cako vendosi ta fshijë dhe ta publikojë në llogarinë e tij, duke ngritur aludime të ndryshme në rrjet, mes tyre: “Kërkon të përfitojë nga vëmendja e Parashqevisë”.

Mirëpo sot ka ardhur dhe reagimi i parë i kompozitorit.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një pjesë të klipit “E duam lumturinë”, ndërsa ka etiketuar dhe Elton Ilirjanin, duke lënë të kuptohet se përfitimet do të shkojnë për Parashqevinë.