Trump e ka ndarë mendjen! Vangjeli: SPAK do bëhet më i fortë, ja kujt do ia bllokoje fondet ne Shqiperi

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se i humburi i madh nga pezullimi i fondeve të SHBA-ve për institucionet dhe organizatat shqiptare, është shoqëria civile.

Komentet Vangjeli i bëri në një emision televiziv, ku tha se një pjese të këtyre organizatave të shoqërisë civile, aktiviteti liberal i të cilave bie ndesh me politikat e Trump, do u bllokohen përfundimisht fondet.

“Drejtësia dhe Siguria, këto janë dy kyçet në të cilat ne kemi nevojë të dëshpëruar jo thjesht për para, por edhe për atë garancinë që vjen nga SHBA-të. Këto janë dy sektorët më të rëndësishëm sipas meje.

Unë them se edhe pas verifikimit që do të bëhet, këto dy sektorë do e kalojnë këtë lloj provimi dhe ndoshta edhe mund të ketë ndihmë më të madhe në këtë pikë. Sepse siguria e Shqipërisë, pavarësisht përmasave krejtësisht modeste, ka ndikimin e vet edhe në atë që Trump konsideron si parësore, që është ‘siguria e SHBA-ve mbi të gjitha’.

Shqipëria është një nga dhe ndoshta ka një tërrime në gjithë këtë sofër të madhe. Vlera është shumë e vogël, por simbolika ndikon. I madhi i humbur në këtë histori do të jetë shoqëria civile. Trump do të përdorë gërshërët për një pjesë të madhe të shoqërisë civile”, tha Vangjeli.