E fundit! I ngacmoi gruan! Dy burrat perleshen pasi kishin pire ne Durres, vdes ai qe…

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 Dhjetor) në Durrës, ku ka humbur jetën një person.

Shkak ka qenë përleshja fizike mes dy burrave, që dyshohet se kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e konfliktit fatal.

Në një çast gjatë sherrit, autori e ka goditur me grusht viktimën. Ky i fundit ka rënë në kanalin e ujërave të zeza dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se Policia vendore shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet, duke arrestuar edhe autorin e dyshuar.

Paraprakisht mësohet se shkak i sherrit është bërë grindja mes tyre, pasi viktima ka ngacmuar gruan e autorit, por hetimet janë ende aktive.