Pronari i furrës ia vr*u se i la punën! Lot e br*tma, momenti kur burri i gruas që u v*a mbërrin në vend (video)

Pronari i një furre buke ka vrarë një grua dhe më pas veten në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, sipas dyshimeve të para të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“Janë dy të vrarë. Dyshimet e para janë që një burrë e ka vrarë një grua dhe më pas veten”, tha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

Ai tha se “janë gjetur disa gëzhoja në vendin e ngjarjes”. Disa dëshmitarë okularë po intervistohen, tha zëdhënësi.
Ky është momenti kur bashkëshorti i viktimës mbërrin në vend. Ai dëgjohet duke qarë teksa disa persona e mbajnë me forcë për të mos u afruar në vendngjarje..
.

Një e vrarë dhe një i vetëvrarë gjatë së hënës në Stanoc të Vushtrrisë. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, raporton Periskopi.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të nënkalimit në një furrë buke.

Në një prononcim direkt nga vendi i ngjarjes, familjari i së ndjerës, Rrahim Ajeti ka shpalosur detaje, ku ka thënë se sipas disa informacioneve vrasja ka ndodhur për “shkaqe se viktima ka ndërruar vendin e punës dhe nuk ka punuar tek i dyshuari”.

“Nuk ka pasur ndonjë lidhje familjare. Ka qenë grua shembullore.Viktima dhe bashkëshorti i saj kanë punuar vite më pare tek biznesi i të dyshuarit. Nuk janë burrë e grua. Rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja nuk e dijmë akoma. Por dyshohet se shkaku kryesor të jetë xhelozia se pse ka shkuar në një vend tjetër pune dhe e ke lane tek unë”, deklaroi familjari i viktimës, Rrahim Ajeti.

Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht për vrasjen e dyfishtë në Stanovc të Vushtrrisê.

Sipas policisë, 42 vjecarja është vrarë nga Arsim Morina, i cili ky i fundit më pas ka vrarë vetën, raporton Periskopi.

Tutje, thuhet se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një armë ku është konfiskuar.

Ndryshe për këtë rast tragjik, Periskopi ka raportuar ekskluzivisht.

Njoftimi:

V r a s j e e r ë n d ë

Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten.
Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë .

Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”.