I hyri me force ne dhome te Hotelit Parashqevise! Kush eshte aktori i harruar qe dikur e donim te gjithe

SHBA- Mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta ndaj aktorit shqiptar, Herion Mustafaraj. Vajza e vëllait të këngëtares pretendon se aktori ka hyrë pa leje në dhomën e hotelit ku është strehuar halla e saj duke i shkaktuar shqetësime të rënda. Më tej, ajo shton se aktori i ka kërcënuar edhe të vëllanë që aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë veprime dashakeqe ndaj këngëtares.

Po ashtu, lajmëron se për ngjarjen do të bëjnë denoncim edhe në Polici.

“Familja Simaku është e gjitha shumë e shqetësuar nga veprimet pa limit të Herion Mustafaraj! Ai po destabilizon motrën, hallën dhe nënën tonë! Edhe Robert dhe Luka janë në kontakt me Parashqevinë!

Ne të gjithë së bashku ja kemi besuar këtë situatë delikate Elton Ilirjanit! Ai po bën të mundur edhe takimin pas 15 vitesh të Parashqevisë me djalin e saj, Lukën! Herion Mustafaraj rastësisht punon në hotelin ku është strehuar Parashqevia dhe ka bërë disa veprime dashakeqe! Ka hyrë pa leje në dhomën e saj me çelësin e punës!

Ka kërcënuar vëllain tim Ani Simaku dhe ka folur me Parashqevinë duke gënjyer dhe duke i thënë që do i gjejë Lukën dhe Robertin kur ajo është në kontakt dhe ajo do takohet se shpejti! Parashqevia është në krizë emocionale dhe nuk është mirë si pasojë e këtij njeriu!

Ne e kemi bërë të qartë, Elton Ilirjani ka besimin e familjareve Simaku, Lukës dhe Robertit! Çdo ndërhyrje tjetër nga ne konsiderohet dashakeqe dhe do denoncojmë në polici! I kërkojmë shtetit shqiptar dhe konsullatës shqiptare në New York të na mbrojë!”, ka pretenduar mbesa e Parashqevi Simakut.

Herion Mustafaraj (Herion Spiro) është një aktor shqiptar i njohur për filmat: Beni ecën vetë; Tomka dhe shokët e tij;
Pas gjurmëve; Shoku ynë Tili; Sinjal dashurie dhe Rikonstruksioni./ZËRI