Vdiq ne duart e tyre! Koleget bejne postimin dritherues per mjekun anestezist (foto)

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i mbrëmjes së 17 dhjetorit në Sauk mjeku specializant në QSUT, Vanion Cinari.

Ai ka ndërruar jetë tek Spitali i Traumës ku u dërgua me urgjencë. Lajmin e kanë dhënë miq e kolegë në rrjetet sociale, shkruan Radar.al.

“Ndahet Nga Jeta Dr Vanion Cinari“, shkruan një prej tyre teksa bashkangjit dhe foton.

Nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e të martës në Sauk u plagos dhe një vajzë. Burimet thanë se e plagosura, 32-vjeçarja Alba Shehaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku Vanion Çinari i cili u nda nga jeta pas aksidentit në Sauk mbrëmjen e 17 dhjetorit ishte specializant i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit në QSUT!

Me një postim pikëllues kanë reaguar edhe kolegët në shoqatën e anestezistëve.

“Dite e trishte per shoket, koleget, profesoret dhe gjithe personelin e QSUT. Me hidherim te thelle njoftojme se u nda nga ne nje model korrektese dhe miresie, Vanion Çinari, specializanti i Sherbimit te Anestezi-Reanimacionit! Ngushellime te ndjera familjareve,miqve dhe shokeve te Vanionit!
U prehsh ne paqe mik dhe koleg i shtrenjte!”

Radar.al

LEXO EDHE: