Ditën e sotme në “Me Zemër të Hapur” u fol mbi vrasjen e Ramazan Mataj në fshatin Dobraç të Shkodrës, i cili u ekzekutua nga vëllezërit e Armela Hasaj.
Përveç reagimit të motrës së Armela Hasajt në një lidhej telefonike ka komunikuar edhe nëna e dy autorëve e cila ka zbuluar më shuëm detaje mbi ngjarjen.
Ajo shprehet se ishte në dijeni të ngacmimeve që viktima bënte ndaj vajzës së saj ndërsa shtoi se Armela nuk ishte e vetmja që ngacmohet nga Mataj, pasi ai ngacmonte edhe vajza të tjera.
Mamaja shprehet se ndodhej në Tiranë, në momentin që kishte kishte marrë vesh se djemtë e saj kishin ekzekutuar Ramazan Matajn.
“Kisha 4 vite që isha në dijeni të ngacmimeve të viktimës ndaj vajzës time Amelës. Ai ngacmonte edhe vajzat e tjera. Ditën e ngjarjes ishim në Tiranë, kur morëm vesh se djemtë kishin ekzekutuar Ramazan Matajn. Djemtë nuk më treguan asgjë se çfarë kishin plan të bënin. Kam 4 vite që nuk kam komunikim me Armelën”, përfundoi ajo.
SHKODËR-Prindërit e Armela Hasajt, e cila u bë “mollë sherri” për vrasjen e Ramazan Matajt nga vëllezërit e saj, Arjon dhe Klisman Hasaj, në fshatin Dragoç të Shkodrës mbërmjen e 4 Janarit, kanë rrëfyer se kanë katër vite që nuk flasin me të bijën pasi zbuluan foto intime të saj me viktimën. Nëna e saj në një intervistë për ‘News24’ ka treguar se kanë 4 vite që nuk flasin me vajzën dhe ka vuajtuar shumë pasi ka parë fotot intime mes vajzës së saj dhe viktimës, Ramazan Mataj. Nga ana tjetër babai i saj është shprehur se me kohën edhe mund të falin vajzën e tyre.
Pjesë nga intervista:
Nëna Armela Hasaj: Zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur. E kam mësuar vrasjen e Ramazan Mataj në Tiranë ku kisha shkuar për vizitë, erdhën morën burrin. Nuk e mendova se do të ishin djemtë.
I keni parë të shqetësuar djemtë para 4 Janarit?
Babai: Jo, nuk i kemi parë.
I keni takuar djemtë?
Babai: Unë jo, kurse gruaja bashkëshorten dhe fëmijën i dërgova një ditë. Nuk ka thënë asgjë, thjesht i ka përshëndetur
Nëna: Djemtë nuk më thanë asgjë. Thjesht qëndruan me fëmijët.
Sa kohë keni që nuk flisni me Armelën?
Babai: Që atë natë kur erdhi kunata e saj nuk kemi komunikuar me Armelën. U bënë 4 vite
Dy martesat e saj si kanë ardhur?
Babai: Me mblesëri. Ka qenë dakord të dyja herët për t’u martuar.
Motrat pretendojnë se burri i dytë ka pasur materiale në telefon që i ka dërguar viktima?
Babai: Mi kanë sjellë në 12 të natës, nuk kam mundur ti shoh.
Nëna: Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur
Kur e kuptuat që viktima e përndiqte?
Babai: Nga viti 2020 që kur tentoi t’i hyjë në familje dhe bëri denoncimin, ia lamë drejtësisë. Ne nuk jemi në dijeni se e ka ndjekur vazhdimisht, por që ka bërë një denoncim.
Do e falni vajzën?
Babai: Do ia lëmë kohës.
Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vajza tjetër e familjes Hasaj. Motra e Armela Hasaj ka rrëfyer se si Ramazan Mataj ka përndjekur të motrën, madje duke tentuar të futej në banesën e saj. Ajo tregoi se mbërmjen e 4 Janarit, viktima Ramazan Mataj i kishte dërguar në Facebook, video e foto erotike të tyre. E motra e Armelës u shpreh se Ramazan Mataj nuk e donte motrën e saj Armelën, në të kundërt do t’i kishte kërkuar dorën pasi e ndau nga burri i parë.
“Kam qenë në shtëpi, kur ai ka tentuar të hyjë brenda tek shtëpia e saj. Kam qenë në atë banesë, isha në katin e dytë dhe ai poshtë. Nuk e mendova se e kanë bërë vëllezërit, por na shkoi në mendje konflikti i parë me vëllezërit që u dilte para dhe vëllai na e shprehte si shqetësim. I kam fshirë të gjitha, ishin foto erotike, foto tmerri për ti parë. Na i çonte në disa njerëz në fshat, fshati i dinte të tëra dhe s’kanë burrni të dalin të flasin, e dinë shumëkush se si ka vepruar dhe çfarë ka bërë”, rrëfeu motra e Armelës.
Më herët Armela Hasaj, e motra e Arjon dhe Klisman Hasajt, autorëve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Mataj në fillim të muajit janar, ka treguar se si nisi historia që përfundoi në tragjedi. Armela tregon se me Ramazanin u njoh në rrjetet sociale, por ai e kërcënonte vazhdimisht, madje kishte kërkuar që ta prostituonte. Motra e Arjon dhe Klisman Hasajt tregon se ka kërkuar të shkëptej nga viktima, por 33-vjeçari e ka kërcënuar me fotot intime të saj, madje edhe me vrasje.
Vëllezërit Hasaj vranë fqinjin e tyre, pasi e akuzonin se kishte lidhje me motrën e tyre, marrëdhënie e ndaluar që i kishte sjellë 2 divorce, Armela Hasajt. 33-vjeçari, Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e 5 janarit, vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip “Mercedez Benz”. Viktima kishte jetuar për afro 1 vit e gjysmë në Belgjikë, bashkë me të vëllain, i cili ndodhet atje, dhe pas kthimit punonte në ndërtim në Malin e Zi./ZËRI