“Rozana e rr*hu dhe e dr*goi me..” – Rovena Stefa nxjerr videon e rende per Rozanen

Këngëtarja Rovena Stefa vijon të rrëmbejë vëmendje më shumë se kurrë, që prej pjesëmarrjes së saj në BBVK.

Rovi sot ka ripostuar një video nga një intervistë e Rozit dhënë shumë vite më parë, e brenda të cilës shpjegon një ‘sherr’ që kishte me ish konkurrenten e BBVK.

“Kjo është Rozana Radi. Në televizion nacional krenohet sesi ka rraf Rovena Stefën. Plus asaj e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”, thuhet në mbishkrim të videos së ripostuar nga Rovena.

Me gjasë Rovi e ka marrë me sportivitet pasi ngjarja ka ndodhur vite më parë, dhe tashmë dyshja ndjekin njëra-tjetrën në mediat sociale.

Lidhur me raportin e dyshes, gati 15 vjet më parë Rovena kishte folur edhe në emisionin ‘Zonë e Lirë’.

Ajo ishte pyetur nëse do ta mallkonte apo jo Rozanën, që t’i çahej silikoni që ajo kishte vendosur në gjoks aso kohe.

“Unë nuk mallkoj njeri”, – është shprehur si për të ruajtur ekuilibrin Rovena, duke shtuar se ajo nuk ka pasur asnjëherë gjë me Rozin, por ka qenë kjo e fundit, që ka folur lart e poshtë për të si këngëtare, mesa duket nga “dashuria e madhe”.

Ndërsa Rozana Radi pa kaluar as 5 minuta, përmes një mesazhi i ishte përgjigjur Rovenës.

“Çani, unë nuk zihem me njeri. Kam katër profesione, poete, flautiste, aktore dhe këngëtare, ndaj i thuaj asaj këngëtares që ke në studio, të flasë për atë që ka ardhur aty e jo për mua, që më marrin nëpër gojë edhe kur unë e bëj pushim. Duan të zënë faqet e para të gazetave me emrin tim”, – është shprehur Rozi, ndërsa nga ana e saj, Rovena i ka dërguar një puthje përmes ekranit.