Nga Kreshnik Spahiu
Një incident shumë i rëndë ka ndodhur në lamtumirën e fundit që ju tha Kryepeshkopit të Kishës Ordhodokse Anastas Janullatus. Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij grek Mitsotakis ishin pranë dhe në krah të tyre ishin delegacionet përkatse zyrtare.
Papritmas në Kishë u shfaq kreu “revolucionit patriotik” dhe aleati në zgjedhje i Athinës, Sali Berisha. Roja e tij i drejtohet në karigen krah kryeministrit grek dhe shkoi tek emrat e vendosur nga protokolli i ceremonisë, hoqi emrin e ministrit Dendias dhe vendosi emrin e Sali Berishës, në mënyrë që ai të ishte ulur pranë kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Të gjithë këtë veprim e bëri në sytë e publikut dhe gazetarve. Ndonëse Garda i kërkoi ta kthente emrin në vendin e caktuar nga protokolli, ai refuzoi dhe uli Sali Berishën në krah aleatit grek Mitsotakis.
Berisha u zvarrit për t’u rreshtuar krah Ramës dhe kryeministrit Mitsotakis. Më pas Berisha tre herë përshëndeti idhulli tij grek Mitsotakis por gjeti indiferencën dhe injorimin me heshtje. Kryeministri grek i xhindosur që në mënyrë brutale ju zu vendi i kolegut u mundua ta injoroj në maksimum.