Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas takimit të tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump, dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky i cili përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje për mineralet e rralla.
Berisha në Zonë e Lirë u shpreh pro Trump duke thënë se shpreson se me këtë që ndodhi SHBA mos e harrojë europën.
Trump po i thotë: Ju doni luftë, dështuat. Ja urdhëro rezultati është ky. Rusi i mori ato toka, po je në gjendje t’i marrësh merri, por luftrat kanë ligjet e veta. E fiton, e humbet, bën armëpushim.
Uroj që të mos jetë Ukraina një kauzë që SHBA t’i thotë europës Goos bye!
“Historike”, ky ishte reagimi i Kremlin pas takimit të tensionuar mes Zelenskyt dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ashtu si reagimi i Rusisë, ishte dhe ky takim aspak normal me momente të tensionuara, tone të larta, kërcënime deri në largimin e Zelenskyt pa nënshkuar marrëveshjen për mineralet.
Pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Zelensky i ka kërkuar të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata.
Para kamerave dhe nën sytë e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe ukrainas, Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ngritën tonet, duke shkëmbyer akuza dhe ofendime të rënda. Trump, me një ton të ashpër, e akuzoi presidentin ukrainas se po e vendoste veten “në një pozitë të tmerrshme” dhe se “po luante me zjarrin e një Lufte të Tretë Botërore”.
Situata u ndez edhe më shumë kur Trump, i zemëruar, shpërtheu: “Duhet të jeni mirënjohës! SHBA ka bërë më shumë për ju sesa duhet!”
Pastaj, duke treguar me gisht drejt Zelenskyt, e sfidoi: “Ti nuk ke asnjë kartë në dorë!”
Përplasja verbale vazhdoi për rreth 20 minuta, ndërsa zyrtarët në dhomë qëndronin të ngrirë nga shoku. Madje, sipas raportimeve të mediave, ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, u pa duke mbajtur kokën me duar, e tronditur nga ajo që po ndodhte.
Si pasojë e tensioneve të skajshme, konferenca e përbashkët për shtyp u anulua, dhe më pas Trump publikoi një deklaratë të ashpër në rrjetet sociale, ku akuzoi Zelenskyn se “nuk është i gatshëm për paqe nëse SHBA është e përfshirë, sepse beson se kjo i jep një avantazh në negociata.”
“Nuk dua avantazh, dua PAQE. Ai nuk i ka respektuar Shtetet e Bashkuara në Zyrën Ovale. Mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”, ka thënë mes tjerash Trump.
“Nuk jeni duke u treguar falënderues. Nuk është gjë e mirë”, ka thënë Trump, i cili ka marrëdhënie të vështirë me Zelenskyn, prej kur ky i fundit është zgjedhur president më 2019.
Edhe nënpresidenti amerikan, JD Vance është përfshirë në diskutime, dhe i ka thënë Zelenskyt se nuk është e hijshme që të mbajë këtë qëndrim në Shtëpinë e Bardhë: Njerëzit janë duke vdekur, jeni duke mbetur pa ushtarë.