Doktoret bejne mr•kulline! Linden me koke te bashkuar, ja si duken bebushat te ndara pas operimit

Mirha dhe Minal dy motra binjake nga Pakistani lindën me një problem shëndetësor të quajtur ‘kraniopagus’, ose ndryshe bashkimi i trupave.

Ato lindën me koka të bashkuara dhe për këtë ishte e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale. Prindërit e binjakeve Rehan Ali dhe Nazia Parveen kërkuan ndihmë nga mjekët vendas, por askush nuk i dha shpresa.

Kështu ata vendosën që kurimin e vajzave të tyre ta ndiqnin në Ankara të Turqisë. Ishte një ekip prej 60 mjekësh që bënë ndërhyrjen për të ndarë me sukses binjaket e vogla.

Operacioni u zhvillua në dy faza të ndryshme, nën mbikëqyrjen e rreptë të mjekëve. Faza e dytë e operacionit ka zgjatur më shumë se 14 orë, deri në ndarjen totale të kokave të dy motrave.

Mjekët thanë se për shkak të këtij komplikacioni, enët vitale të gjakut dhe indet e trurit ishin të bashkuara. “Ne vendosëm një material në kokat e tyre, që u zgjerua gradualisht duke rritur indet. Kjo procedurë zgjati rreth dy muaj. Në momentin që ndamë foshnjat, indet për të mbuluar trurin ishin vendimtare pasi truri do të ekspozohej. Në 19 korrik bëmë ndarjen e fëmijëve”, thanë mjekët.

Prindërit kanë shprehur mirënjohjen e tyre për këtë ndërhyrje që shpëtoi jetën e fëmijëve, teksa të voglat janë në gjendje të stabilizuara disa muaj pas operacionit.