Viti i ri nuk është larg dhe siç parashikojnë astrologët, disa shenja të zodiakut do të përjetojnë fat dhe do të jenë më të favorizuarat gjatë vitit 2025.
Këto 4 shenja do të nisin vitin 2025 duke bërë një fillim të ri të madh në fusha të ndryshme. Ndërsa vetë viti 2025 do të jetë një vit stacion, parashikon Chrysanthi Kalogeri.
Astrologia zbulon se 4 shenjat që do përjetojnë një “lumë me fat” janë: Gaforrja, Peshorja, Bricjapi dhe Peshqit.
Dashi – 2025 është një vit shumë i rëndësishëm sepse do të prisni kalimin e Neptunit dhe Saturnit në shenjën tuaj në pranverë. Ky çift do të bëjë një fillim të ri dhe shënon një periudhë të re në jetën tuaj. Më të ndikuar do të jenë të lindurit në 2-3 ditët e para të shenjës, prandaj jini më të ndërgjegjësuar në iniciativa, shihini gjërat me këmbë në tokë, vlerësoni drejt situatat dhe kujdesuni për shëndetin e imunitetin. Jeni luftëtar, ndërmerrni iniciativa dhe jeni më të guximshmit e zodiakut ndaj përmes këtyre planetëve, do të realizoni një vepër ose ëndërr nëse sakrifikoni dhe punoni fort. Viti premton një lidhje të re, marrëdhënie të re, kryesisht në 6-mujorin e parë të vitit dhe sidomos për të lindurit në 10-ditëshin e parë të shenjës që mund të takoni njerëz që mund tju ndryshojnë jetën dhe të merrni vendime për të ardhmen. Do të keni mbështetje të fuqishme dhe karriera, puna do të jetë një nga preokupimet kryesore ku disa nga ju mund të ndryshoni drejtim dhe të merrni iniciativa të reja. Pak më të kujdesshëm në luhatjet psikologjike.
Demi – Deri në fund të majit jini të kujdesshëm dhe përfitoni nga shanset financiare. Do të keni të ardhura, por edhe tendecë për të shpenzuar më tepër. Duhet të parashikoni sepse Urani ikën nga shenja juaj dhe çliron të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës, ikën provizorisht nga 7 korriku dhe rikthehet më 8 nëntor, do të largohet destabiliteti. Nga ana tjetër, është një vit shumë i mirë, erotik, do të keni mbështetje, ngjarje në jetën emocionale, ndarje dhe më pas një ndërtim të ri në jetën tuaj. Ndryshime thelbësore do të kenë të lindurit në ditët e para të shenjës që do të vijnë në punë, karrierë dhe veç një bashkëpunimi të ri ose marrëdhënie në jetën personale, do të sjellë ndryshim në statusin social dhe jetën profesionale. Është shumë e rëndësishme pranvera, marsi dhe maji. Destabiliteti i fundit do të jetë për të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që do të prishin marrëdhënie ose bashkëpunime si rezultat i një revolucioni ose lirie që do të kërkoni. Është një vit pozitiv për të ardhruat ku disa do të nxjerrin përfitime përmes ndryshimeve.
Binjakët – Një vit i rëndësishëm sepse deri më 9 qershor duhet të përfitoni nga shanset dhe favorizimet që do të keni në çdo drejtim, në jetën sociale, personale. Më të fokusuar në karrierë gjatë muajit mars, mos u ekspozoni dhe arrini t’i realizoni qëllimet. Urani në shenjën tuaj do të ndikojë të lindurit në dy ditët e para të shenjës nga data 7 korrik e deri në vjeshtë kur do të bëni ndryshime shumë të mira që hapin horizonte të reja, mund të zhvendoseni jashtë shtetit për një karrierë, studime dhe do të keni shanse në jetën personale. Rishikoni qëllimet dhe synimet në pjesën e dytë të vitit dhe fokusohuni te financat ku do të keni përfitime shumë të mira.
Gaforrja – Është viti juaj, jeni më të favorizuarit sepse në shenjën tuaj do të prisni planetin e fatit, zhvillimit dhe përparimit, Jupiterin në datën 9 qershor. Disa nga ju do të realizojnë një ëndërr, por për ata që kanë luftuar, punuar e sakrifikuar për të. Një nga preokupimet do të jetë karriera dhe jeta sociale që duhet të jeni të kujdesshëm në 4-mujorin e parë, por sidomos dy muajt e parë. Do të keni mbështetje ekonomike, ndryshime financiare, sidomos në parat që vijë nga të tjerët. Në pjesën e parë të vitit mund të përqendroheni në jetën intime dhe gjatë verës, duhet të kujdeseni më tepër për një gjendje shpirtërore më të ekuilibruar, por mund të keni zhvillime dhe ekzagjerime që mund t’ju krijojë destablitet të brendshëm. Do të gjeni ndihmë në verë dhe do të realizoni synimet e qëllimet tuaja.
Luani – Do të ndryshojë mënyra si shihni të tjerët, bashkëpunëtorët, njerëzit që ju afrohen, shoqërinë dhe këndvështrimin. Do të gjeni aleatë, njerëz të fuqishëm që ju mbështesin, do të nisni një dashuri të re dhe disa nga ju mund të nisni një dashuri ku mund të gjeni mbështetjen. Në mes të vitit mund të ketë një dashuri të fshehtë. Kujdesuni dhe përkushtohuni në jetën private në 6-mujorin e dytë të vitit dhe në sferën financiare, mos ndërmerrni iniciativa për të cilat s’jeni të sigurt dhe do të gjeni qetësinë në jetën sociale, punë e karrierë dhe do të njihni, miq, njerëz të rinj, njerëz me ide të reja që do ju ndihmojnë në synime e qëllime. Nuk përjashtohet mundësia që të implikoheni në politikë ose të gjeni një politikan që do të kthehet në mbështetje për ju.
Virgjëresha – Eklipset në aksin tuaj do të sjellin ndryshime në jetën tuaj si në sferën profesionale, edhe në jetën personale. Mbroni marrëdhëniet personale dhe ato që i konsideroni të rëndësishme. Në punën tuaj do të keni një sukses, madje disa nga të lindurit në ditët e para të shenjës, do të kenë një fillim ndryshimi në behar dhe nga ndryshimet në punë, edhe pse disa s’do ju pëlqejnë, do të jenë gjithnjë për të mirën tuaj dhe do të jenë një hap për jetën tuaj në vazhdim. Në pjesën e parë të vitit fokusohuni në punë e karrierë. Nga data 9 qershor fokusohuni në jetën sociale, rrjetin shoqëror dhe gjeni njerëzit që do t’ju ndihmojnë në realizimin e qëllimeve.
Peshorja – Është një nga shenjat e favorizuara sepse Plutoni, Urani në Binjak bëjnë lidhje harmonike, Jupiteri që nga data 4 kthehet në kurs të drejtë do të ketë ndihmë e mbështetje në planet që keni me jashtë shtetit, për të ardhmen, jetën personale e profesionale. Nga data 9 qershor do të ketë një sukses në jetën sociale, karrierë, mund të vendosni për një lidhje apo dasmë. Në shtëpinë e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve, kalojnë dy planetë, Neptuni dhe Saturni që vënë gjërat në provë. Ju që keni marrëdhënie në baza të forta mund ta kurorëzoni. Do të zgjidhni problemet e lidhura me familjen, shtëpinë dhe punën. Ata që duan të gjejnë njeriun e jetës ose të bëni fëmijë, të krijoni një dashuri të re ose diçka të re në biznes, do të keni të gjitha shanset. Periudha nga 4 shkurti e deri në fund të majit është shumë e favorshme. Disa do të kenë ndryshime që s’varen prej tyre, por do të jenë pozitive. Kujdes të lindurit në ditët e para të shenjës në vlerësimet që do të bëni me të tjerët dhe nëse keni çështje ligjore, të dini si do t’i zgjidhni dhe mos u implikoni në punë ose gjëra që ju vendosin përballë ligjit.
Akrepi – 2025 në periudhën e verës i çliron nga destabiliteti në marrëdhëniet personale e profesionale. Një këshillë është që të menaxhoni veten, jo vetëm ndjenjat por eedhe reagimet. Nëse menaxhoni mirë reagimet, çdo gjë do të jetë e suksesshme. Kujdes në financa ku do të keni shumë zhvillime, do të gjeni mbështetje kryesisht në pjesën e parë të vitit. Nëse doni të merrni një inciiativë të madhe, duhet të jeni të kujdesshëm në lëvizjet që do të merrni. Edhe në jetën personale ëështë vit interesant sepse do të keni ndryshime në përditshmëri, kujdesuni për shëndetin. Të lindurit në ditët e para të shenjës do të kenë ndryshime thelbësore që u japin një drejtim për të marrë një risk më të madh. Nëse kjo vjen nga faktorë të jashtëm dhe s’u pëlqejnë, bëhen në të mirë.
Shigjetari – Nga 4 shkurti e deri në fund të majit është periudhë shumë pozitive, për marrëdhëniet personale e profesionale. Jini të vëmendshëm në familje e karrierë, zgjidhni problemet në shtëpi ose me pronën, kujdes me gjërat ligjore dhe zgjidhini me mençuri. Kujdes në jetën sociale, punë e karrierë nga shtatori e tutje. Do të ndërmerrni iniciativa të reja, do të gjeni mbështetje financiare ose psikologjike ku një këshillë mund të vlejë sa paratë.
Bricjapi – Një nga preokupimet veç karrierës në 6-mujorin e parë, do të jetë përditshmëria, fitimet nga puna dhe duhet të kujdeseni e t’i jepni përparësi, sidomos deri në maj. Më vonë, në verë e në 2026 nuk do të keni stabilitet në përditshmëri e punë si për ata që kanë biznes ose janë punonjës. Do të jetë periudhë pozitive për bashkëpunimet nga fillimi i qershorit e deri në 2026 dhe bashkë me Gaforren, jeni nga më të favorizuarit e shenjës. Do të merrni një inciativë në punë që sjell ndryshime dhe të ardhura pozitive.
Ujori – Do të ndiheni të fuqishëm, se keni pushtet, do të sjellë ndryshime thelbësore te ju, sidomos të lindurit në ditët e para të shenjës. Kjo do të bëhet më e theksuar në ditët e para të verës, është periudhë në përgjithësi erotike dhe do të vazhdojë të jetë. Ju që jeni të guximshëm dhe ju pëlqejnë ndryshimet, udhëhiqni jetën tuaj drejt një ndyshimi që u shërben synimeve dhe qëllimeve tuaja. Edhe sikur të vijnë nga faktorë të jashtëm e s’ju pëlqejnë, s’do të keni forcën t’i kontrolloni, mendoni për të ardhmen. Kujdes në sferën financiare. Mënyra si dashuroni do të ndryshojë dhe do të takoni njerëz të rinj e pak ndryshe në periudhën e verës. Keni shanse gjithë vitin.
Peshqit – Do të çliroheni pak sivjet nga pengesat, përgjegjësitë e mëdha dhe idealizimi, ulje-ngritje psikologjike, dëshpërimi. Saturni, planeti i përgjegjëssë ju ka vënë nën presion e stres dhe do ta bëjë më shumë sepse marsi e shtatori do të jenë shumë të rëndësishshme për marrëdhëniet, jetën sociale e familjare. Neptuni ikën nga shenja juaj më 30 mars, në datën 25 maj edhe Saturni e kjo krijon një çlirim. Ata rikthehen për t’ju dhënë një mësim të fundit dhe më të ndikuarit janë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës që duhet të jenë të kujdesshëm nga çdo pikëpamje.
Rrugët hapen dhe vijnë gjëra të mira. Jeni nga shenjat më me fat të vitit sepse më 9 qershor, Jupiteri kalon në shtëpinë e pestë që është e fatit për ju ndaj do të keni përparim personal, dashuri, gëzim nga fëmijët, realizime, do të jetë një periudhë shumë pozitive. Në fund të vitit do të keni disa vështirësi, por për ata që janë treguar të disiplinuar dhe me këmbë në tokë, do të kenë hedhur bazat dhe forcuar pozitat. Vështirësitë janë në mars, rikthehet e kaluara, marrëdhëniet sprovohen, do të keni ca probleme me financat dhe pak në shtator në marrëdhëniet tuaja.