Debati në “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan midis bashkëshortëve Adriatik dhe Margarita zhvillohet për një shumë parash. Fjalën e merr Margarita dhe shpjegon se babai i saj ka lënë një pasuri, por ajo ende nuk e ka përfituar pjesën e saj.
68-vjeçarja është e mendimit se çifti nuk duhet të kishte arritur në këtë pikë, ndërsa Adriatiku vijon të thotë se do largohet nga shtëpia. Në këtë moment, Margarita ngre disa akuza tradhtie.
Margarita: Për mua të marrë leckat, të ikë në shtëpi të vet. Unë do ta fitoj 1/3 time, do t’ia jap lekët.
Eni Çobani: Po ai thotë që do ndahem nga Margarita.
Margarita: Që sot e tutje s’është me mua ai zagari. Ai do jetë me katunaren që ka parë nga Momli se Margarita u plak, u bë 50 vjeçe, Eni. Athinë-Tiranë, Athinë-Tiranë e kam bërë për 6 muaj. Tani si mund ta gjejmë ne, duke i rënë pianos? Çfarë kërkon ky tani?
Adriatik: Është lodhur shumë Margarita nga Ahtina në Tiranë duke shkuar e duke ardhur. Një vit që unë isha i vdekur në spital, bëja kimioterapi, Margarita gjithë paret e mia u zhdukën. Si u zhdukën këto?
Margarita: Unë sa të vdes e sa të rroj, edhe 2 vjet bëj 70 vjeçe, shtëpinë e babës unë e dua, do ta kërkoj. Edhe po s’e mora do ma sjellë në dhe! Leku që kërkon ti nuk ka vlerë.
Kërkon 1/3, të dy vajzat janë kopile, është vetëm nusja në shtëpi dhe vëllai. Mbaroi! Shko te katunarja se unë po e gjeta katunaren do ta bëj paidhaqe.
Ardit Gjebrea: Kë the do bësh paidhaqe?
Margarita: Dashnoren e atij. Katunaren e Momlit se unë u plaka, e ka marrë të re.
Adriatik: Janë fantazira!