“Do ma fshijë Top-i”— G-Bani deklarate te forte për Eglin: “Mora vesh që kishe pas…” (Video)

G-Bani, një nga konkurrentët më të përfolur të “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë një postim të gjatë në Instagram ku reflekton mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai shpreh hapur zhgënjimin e tij për mënyrën se si pëlqimet dhe emocionet e tij u bënë pjesë e lojës, duke vënë në pah intrigat dhe manipulimet që, sipas tij, ndodhën brenda shtëpisë.

Në postimin e tij, G-Bani tregon se si një bisedë mes banorëve, përfshirë Rozanën dhe Eglin, çoi në zbulimin e pëlqimit të tij për një vajzë në shtëpi.

Postimit të tij, G-Bani i ka bashkangjitur një video ku shihet se Egli ka qenë ajo që ka zbuluar para të gjithëve se këngëtari ishte i dashuruar me dikë brenda shtëpisë.

Më tej, G-Bani përmend një poezi që kishte shkruar një natë më parë, në të cilën përshkruante shikimin e një vajze, dhe si kjo poezi u bë objekt diskutimi brenda shtëpisë.

Rozana, sipas tij, ka insistuar të zbulojë se kujt i ishte dedikuar kjo poezi, ndërsa Danja ka reaguar me një buzëqeshje domethënëse duke pranuar se ajo ishte personi për të cilin ai kishte ndjenja. Kjo e ka bërë G-Banin të besojë se pëlqimi i tij ishte një temë që interesonte banorët dhe se disa prej tyre e përdorën këtë informacion për strategjitë e tyre në lojë.

G-Bani shpreh zhgënjimin e tij edhe për mënyrën se si Egli Tako ka reaguar ndaj pëlqimit të tij. Ai e akuzon atë se ka qeshur me ndjenjat e tij brenda lojës, ndërkohë që ajo kishte një pëlqim për një tjetër banor.

Ai sugjeron se Egli nuk ishte aq e qeshur kur bëhej fjalë për ndjenjat e saj, por përkundrazi, kur ai u përfshi në këtë temë, ajo nuk e priti mirë.

Një tjetër kritikë e tij ndaj Eglit është se ajo ka bërë “hetuesen” e poezive të tij dhe ka dhënë informacion për pëlqimet e tij tek banorët e tjerë, duke e ekspozuar atë në lojë. Ai e cilëson këtë sjellje si një lojë me dy standarde dhe hipokrizi, pasi vetë nuk e pranoi kur ai u interesua për pëlqimin e saj.

Në fund të postimit, G-Bani reflekton mbi eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”. Ai pranon se e ka humbur çmimin, por ka fituar një mësim të madh mbi mënyrën se si disa njerëz janë të gatshëm të përdorin intrigat dhe manipulimet për të avancuar në lojë.

Sipas tij, kjo eksperiencë i ka treguar fytyrën e vërtetë të disa personave dhe mënyrën se si ata përdorin strategji për të arritur qëllimet e tyre.

Deklarata e plotë (pa ndërhyrje):

“Do ma fshije TOP-i për shkelje copyrights, me të drejtë. Por, gjeta rastësisht ktë videon. Që tregon se cila ka qënë ajo që ka zbuluar publikisht pëlqimin tim për të para vajzave dhe para kamerave. I thotë Rozanës, ç mendim ke për atë që tha dje (GBANI) “jam dashuruar me tjetër kënd”. Tregon Egli për poezinë që kisha shkruajtur natën para kur përmendja shikimin e një vajze. Rozana insiston te Livia, emrin e të cilës e përdora për të ngatërruar banorët mbi se ku e kisha përkushtuar poezinë. Dhe kthehet njëra dhe thotë, ishalla nuk është ajo që mendoj unë o goca. Pra, që GBANI ka rënë në dashuri me mua. Dhe buzqesh duke e pranuar. Vazhdon për Rozin që nuk e ka kuptuar ende, ore kjo është në autobus ose bën sikur është. Domethënë, i thotë Rozanës që kjo nuk e ka kuptuar që poezia është për mua ose bën sikur nuk e ka kuptuar. Dhe të gjithë bisedën e hap vetë qysh prej fillimit. I takon, që i ka interesuar të diskutohet pëlqimi im për të dhe ajo që thoshte që “nuk kam dashur ti jap zë” pëlqimit, nuk është e vërtetë. Flas gjithmonë në kontekstin e lojës, sepse jashtë lojës është e lidhur dhe e respektuar. Por me sa kuptoj nga kjo video, e paskam pas një të drejtë kur thoja që ka luajtur lojë me djemt e shtëpisë. E qepa tani, nuk flas më. PostScriptum: Si të duket që qeshje me pëlqimin tim në lojë @eglitakoooo? Mora vesh që kishe pas edhe ti një pëlqim për një banor në shtëpinë e Vllait të Madh, dhe kam dëgjuar që nuk je kaq e qeshur për shkak të atij pëlqimit. Po që ke bërë hetuesen e poezive që shkruaja dhe ke dhënë informacion për pëlqimet e mia kundër meje tek banorët e tjerë, si të duket? Se nuk le fjalë pa më thonë kur u mora më pas unë me pëlqimin tënd. U lumtë që paskeni qënë kaq lojtare të forta me dy standarte dhe shumë fytyra. Unë çmimin e humba, por një mësim të mirë ama e kam marrë. Se ç’farë mund të bëjnë disa njerëz për lojë, ç’farë intrigash dhe mashtrimesh sy për sy. Të keqen e Universitetit!”