Do na qeshi bota! Ja çfare po i bën policia Ilir Metes ne burgun 313, e kane futur ne

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, tashmë është zhvendosur në ambientet e burgut 313 shumë pranë prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Ish-presidenti i vendit është dërguar në sektorin B të burgut, ku pasi ka përfunduar fazën e observimit dhe kontrolleve të nevojshme mjekësore, ka marrë statusin e të paraburgosurit. Nga kontrollet ka rezultuar se Ilir Meta nuk ka probleme shëndetësore ose psikologjike.

Mësohet se ai është lëmë vetëm në një qeli, teksa kërkesa që ka pasur për gardianët ka qenë se ku mund të gjejë një vend për të kryer palestër dhe a ka apo jo palestër burgu.

Në qelinë ku Meta po mbahet tashmë është instaluar edhe një televizor. Ish-presidentit i janë lejuar që të marrë rroba dhe ushqime nga të afërmit.

Meta po mbahet në qeli nën dyshimet për disa vepra penale, mes tyre korrupsion, pastrim parash dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.