Ky është 25-vjeçari Kristi Balukja, i cili humbi jetën pasi i shpërtheu eksplozivi në dorë, teksa po përpiqej ta vendoste në makinën e Renato Çepas.
I riu rezulton pa precedentë të mëparshëm penal, por dyshohet se shkak u bë një konflikt i vjetër, për motive të dobëta mes shënjestrës së atentatit, Renato Çepa me të ndjerin.
25-vjeçari humbi jetën aksidentalisht pasi i shpërtheu lënda eksplozive në dorë, ndërsa po e vendoste në automjetin “Volksëegen” të Çepas.
Ai u tranpsortua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra në trup, nuk mundi dot të fitonte luftën për jetën.
Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e shpërthimit të lëndës eksplozive, gjatë vënies së saj, në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit R. Ç., në lagjen “Shënkoll”, ishte dëmtuar autori, i cili humbi jetën në spital, ju informojmë se pas verifikimeve të kryera, është identifikuar ky shtetas, konkretisht K. B., 25 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 25-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit R. Ç. Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 25-vjeçari ka humbur jetën, në spital.