Do jete shok qelie me Meten! Dosja e madhe e FBI, ja cfare kane zbuluar amerikanet per Bablokun

E pse na qenka familja mafioze e Ilir Metës më e pasur se ajo e Edi Ramës…

Ilir Meta i kishte fshehur pasuritë në popullin e tij politik, deputetë, mafiozë, biznesmenë e persona publik. Publikisht, ish Presidenti ka përdorur Monika Kryemadhin si mbulesë dhe kjo e fundit nënë Fatimen si qyp floriri, dhe nuk e mendonte ditën, se një ditë, fati i tij do të humbiste fuqinë mbi drejtësinë.

Drejtpërdrejt, Likja shfaqet si lëtyrë e lagur nga të huajt që nuk ja duan të mirën klasës së vjetër politike.

Në këtë inventar institucional interesash, çmimi i Ilir Metës nuk është aspak më i vogël se i Edi Ramës.

Sot, jo FBI dhe DEA amerikane, që u kemi hapur dyert dhe vrimë çelësi për të hetuar e vënë drejtësi, por as fshatarët që janë gati të ndezin luftën e tretë botërore, pas atyre të vitit 1991 dhe 1997, nuk e hanë gënjeshtrën, se familja mafioze e Ilir Metës është më e pasur se ajo e Edi Ramës apo më e vështirë për t’u hetuar.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Amerikë, ku kostoja e mitingut elektoral llogaritet rreth 1.5 milion dollarë, rreziku është më i madh se përfitimi.

Aty në Manhattan, FBI e fshatit tonë, ka të dhëna se jeni akomoduar në hotelin e djalit të ish shoferit të Fatos Nanos, i cili ka një perandori pasurie atje.

Ka shumë hotele dhe një kompani ndërtimi.

Dionisi, këtë herë ngjan si dimri i fundit, pasi nuk justifikohet pritja në hotelin e tij si dhuratë, prandaj kujdes Bablok, e ke pas veshit.

Po, Bota Shqiptare është në rrezik nga vetë shqiptarët.

Sharlatanët po shtyjnë transparencën e pasurive poshtërsisht, pasi i kanë fshehur pasuritë kudo, pse jo edhe tek ish shoferët e një kryeministri të para 24 viteve.

Po prishin me ligj radhën e burgut.

Që Ilir Meta mirë e ka, t’i kthejë ato që gjykon gjykata e të mbajë për vete aq sa nuk i kanë hetuar shërbimet, askush nuk thotë jo?!

Pyetja që do përgjigje të shpejtë, është e thjeshtë?

Pse nuk po arrestohet edhe Edi Rama?!

Edhe Babloku ka përdorur të njëjtën dredhi si Likja.

Provat për korrupsion të kryeministrit janë më të dukshme.

Olsi Rama është qartazi më i akuzuar dhe më bos se Monika Kryemadhi, Linda është më e pasur se Fatimja e Monës, e kështu Mona Liza e Rilindjes Hajdute, e ekspozuar në galeritë e FBI-së nën diçiturën Dosja Rama- McGonigal”, duhet me pa tjetër të vihet në një vend të dukshëm e të lëvizshëm, nga dera e SPAK-ut tek ajo e burgut.

Sakaq u tërbua Ilir Meta e bën budallain që Babloku ta sistemojë në një spital e t’u thotë amerikanëve, të gjithë jemi të çmendur, nuk ka shqiptar të ndershëm që nuk mendon se FBI dhe DEA amerikane e dinë se Edi Rama është më i pasur se Ilir Meta, apo ku i ka fshehur pasuritë vëlla Olsi.

Lëkundjet në shkëmbin e lartë të shtetit, nuk qetësohen deri sa edhe Babloku të bashkohet me Liken, se gjithmonë bashkë kanë vjedhur, nga mëngjesi i vitit 1991 e deri në dimrin e vitit 2024.

Këtu është mirë të mbyllet katrori i 4 Klaneve Mafioze./Pamfleti