Do bëjnë miliona mbi 800 mijë emigrantë, lajm i mirë vjen nga marrëveshja Shqipëri-Greqi

Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë rinisur kontaktet për një marrëveshje mes dy vendeve për njohjen e pensioneve.

Ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga është takuar me ministren greke të punës dhe çështjeve sociale Niki Kerameos ku në qendër të diskutimit ishte marrëveshja për njohjen reciproke të pensioneve.

Nga marrëveshja e cila është parashikuar të ndjekë një model të ngjashëm me atë të zbatuar me Italinë, llogaritet të përfitojnë mbi 800,000 shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Kjo ujdi pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mirëqenies sociale të komunitetit shqiptar në Greqi.

Rama ka deklaruar se qeveria e tij ka finalizuar mbi 17 marrëveshje ndërkombëtare në fushën e sigurimeve shoqërore.