Gazmond Haxhifejzullahi, bashkëshorti i kandidates për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Edona Llalloshi, është arrestuar për dhunë në familje.
Ai është denoncuar pak kohë më parë për dhunë në familje. Bashkëshorti i këngëtares, e cila u bë pjesë në Lëvizjen Vetëvendosje të mërkurën,
dyshohet se konflikti ka nisur me këngëtaren, në lidhje me një pronë që pretendohet se i takon kandidates për deputete.
Rasti është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
”Lidhur me çështjen për të cilën keni kërkuar informata, ju njoftojmë se rasti të cilit i referoheni
është në fazën e hetimeve nga ana e prokurorit të çështjes dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit,
kurse më shumë informata lidhur me këtë rast nuk mund të jepen”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.