“Djali e mban gjalle”/ Elton Ilirjani gjen djalin e Parashqevi Simakut! ja cfare pritet te ndodhe me ta

Një tjetër lajm i mirë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Parshqevi Simaku. Pasi vendosi kontakte me vëllain dhe nipërit, biznesmeni Elton Ilirjani thotë se mendon se ka gjetur djalin e saj.

“Pavarësisht çdo zhurme, mendoj se kam gjetur djalin e Divës! Zoti është i madh! Djali është e vetmja shpresë! Falenderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë!”, shkruan Ilirjani në një postim në “Instastory”.

Parashqevi Simaku e cila ndodhej prej vitesh në Shtetet e Bashkuara kishte humbur kontaktet me familjarët e saj. Ajo qëndronte si e pastrehe në të njëjtën rrugë ku kishte pasur kujtime me djalin e saj, me shpresën se do e rigjente. Largimi nga djali ishte shkak edhe i destabilitetit të saj emocional apo psikologjik.

“Dhe unë si Hachiko kthehem te i njëjti stacion ku bëja shumë udhëtime me djalin tim”

Këngëtarja Parashqevi Simaku jetonte në stacionin e trenit në York, aty ku ka udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej…

Analisti Arjan Curi tregoi në Top Story bisedat e biznesmenit Elton Ilirjani me artisten Parashqevi Simaku.

“I ka treguar Eltonit rastin e qenit Hachiko, që priste në stacionin të zotin e tij. Ajo largohej nga ai stacion dhe më pas kthehej prapë aty. Parashqevia i ka thënë ‘a e ke parë filmin me Haçhikon, dhe unë si Hachiko kthehem te i njëjti stacion ku bëja shumë udhëtime me djalin tim. Shpresoja që rastësia të më sillte aty djalin tim. Unë mendoj se si Eltoni, askush nuk mund të kujdesej më mirë për një artiste si ajo. Ai ka marrë miratimin e familjarëve, ka marrë kontakt me autoritetet shqiptare. Këto ditë, ai do ta çojë Parashqevinë nëpër vizita, sepse ajo ka vite q nuk shkon nëpër mjekë”, tregoi Curi.