‘Dimër i egër’, Tanja Porja zbulon acarin qe na pret pas Vitit te Ri

Sipas meteorologës Tanja Porja na pret një dimër i egër.

Meteorologia ka zbuluar se ky dhjetor është klasik si dhjetorët e para shumë viteve, pasi ka pasur reshje të mjaftueshme shiu dhe temperature të ulta gjatë mbrëmjeve.

Ajo shtoi gjithashtu se parashikohet që ky dimër të jetë ‘i egër’, pasi sipas saj, muajt më të ftohtë pritet të jenë janari e shkurti, por ndoshta edhe marsi.

“Janë larguar reshjet nga territori. Reshjet me intensitet mesatar dhe të lartë që kanë shkaktuar problematika gjatë ditës së djeshme. Ndërsa sot reshje të pakta janë prezente, kanë qenë gjatë natës.

Termometri ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme. Maksimumi i temperaturave do të ngjitet deri në 13 gradë celcius. Dy dhjetorët e kaluar kanë qenë shumë më të ngrohtë se dikur. Kanë patur edhe reshje në dhjetor. Sepse në këtë dekadë 5 vitet e parë kanë kaluar edhe me zero reshje, një gjë e rrallë. Ky dhjetor ka qenë shumë i pasur me reshje.

E kemi thënë edhe në parashikimin tonë mujor se ky dhjetor do të ketë tiparet e një dhjetori klasik, shumë afër motit të dhjetorit që ne mbajmë mend në fëmijërinë tonë. Mesditat kanë bërë ndryshimin,

sepse temperaturat kanë qenë 3-4 gradë më të larta se ato mesatare. Dimrin e vërtetë e presim në janar, shkurt, pse jo edhe në mars. Pra është hyrja për në dimër ky dhjetor. Pritet një janar dhe një shkurt i egër”, tha Porja.

Ditën e sotme pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C,

në vendet e ulëta: 2 / 11 °C,

në vendet malore: -3 / 6 °C.