Pas spektaklit të së martës në “Big Brother VIP 4”, katër banorë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë përballur me një ndëshkim të ashpër nga Vëllai i Madh.
Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G-Bani janë dërguar në një ambient të veçantë, të cilin produksioni e ka quajtur “shpella”, si pasojë e shkeljes së rregullave.
Gjatë ditëve të izolimit, banorët kanë përjetuar momente të ndryshme, nga të qeshurat e deri te debatet e tensionuara. Por një propozim i bërë nga Gjesti ka ngjallur edhe më shumë diskutime mes tyre. Ai sugjeroi që të hapnin derën e ‘shpellës’ dhe të dilnin, duke sfiduar kështu autoritetin e Vëllait të Madh dhe duke rrezikuar një tjetër ndëshkim.
Në një bisedë me G-Banin, ky i fundit e paralajmëroi se një veprim i tillë do të sillte eliminimin e menjëhershëm nga gara. “Jeta është me rrezikuar, por jo me u hedhë në humnerë”, – i tha G-Bani, duke e krahasuar situatën me një arratisje nga burgu ku rreziku është i madh.
Megjithatë, Gjesti insistoi se sfida ia vlente, duke u shprehur se nuk mund ta duronte më izolimin dhe ishte i gatshëm të përballej me një tjetër Zarf të Zi.
Ky diskutim ka shtuar intrigën për të ardhmen e këtyre banorëve në “Big Brother VIP 4”.
A do të guxojnë të sfidojnë Vëllain e Madh, apo do të vazhdojnë të respektojnë rregullat deri në përfundimin e dënimit? Publiku mbetet i etur për të parë se çfarë do të ndodhë më tej.