Del sondazhi i EURONEWS! Ja kush do fitoje zgjedhjet nese votojmë sot! SUPRIZA E MADHE

Në kuadër të matjes së parë lidhur me zgjedhjet politike të 11 majit 2025, nga datat 15-30 janar 2025, MRB-Hellas dhe Datacentrum ka realizuar procesin e mbledhjes së të dhënave me 1600 qytetarë.

Pyetja më kryesore në këtë matje të parë nga 5 të tilla të cilat do të zhvillojë Barometri në Euronews Albania në vijim, lidhet me prirjen e votës.

Për kë parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot: 40.5% e qytetarëve thonë se do të votonin PS, 24.9% e tyre tregojnë se do të votonin PD. 6.4% janë përgjigjur se do të votonin “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Ndërkohë 3.1% e qytetarëve thonë se do të votonin partinë “Mundësia“ të Agron Shehajt. 2.2% tregojnë se do të votonin “Lëvizja Bashkë” të Arlind Qorit. 1.4 % thonë se do të votonin “ Partinë e Lirisë“ të Ilir Metës.

2.4 % thonë se do të votonin parti tjetër nga më sipër.

Ndërkohë 19.1% janë të pavendosur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet do të ishin sot.

Një tjetër e dhënë shumë e rëndësishme nga matjet e Barometrit këtë herë është “Projeksioni i votës“.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe do të votonin edhe ata që janë të pavendosur (19.1%) si më sipër, dhe kjo përqindje do të ndahej sipas peshave që kanë partitë në përzgjedhjen e qytetarëve sot, atëherë:

Partia Socialiste do të merrte nga 48.1% – 52.1% të votave.

Partia Demokratike do të merrte nga 28.8% – 32.8% të votave.

“Shqipëria Bëhet” nga 6.4% – 9.4% të votave.

Partia “Mundësia“ nga 2.8% – 4.8% të votave.

“Lëvizja Bashkë” nga  1.7% – 3.7% të votave

“Partia e Lirisë “ nga 07% – 2.7% të votave.

Dhe partitë e tjera të mbetura nga lista 2% – 4% të votave.