Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi ishte dy ditë më parë në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në hapjen e zyrës elektorale të kësaj force politike, për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 Majit.
Doshi për mediat ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës, pas zgjedhjeve.
Ndërkohë, duket se ai ka angazhuar edhe djalin e tij në fushatë. Një video e James Doshit, djalit 25-vjeçar të kreut të Partisë Social-Demokrate, po qarkullon në rrjet.
I riu po angazhohet aktivisht në takime me qytetarët, duke vendosur theksin te rëndësia e mbështetjes për të rinjtë në politikë.
“Mbështetja juaj na duhet, që fokusi ynë të jetë rinia,” u shpreh James Doshi gjatë një takimi me qytetarët./Radar.al
SHKODËR– Kreu i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi këtë të shtunë ka qenë2 në qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në hapjen e zyrës elektorale të kësaj force politike, për pjesëmazrrjen në zgjedhjet e 11 Majit.
Doshi për mediat ka thënë se do të jetë deputet i Shkodrës, pas zgjedhjeve.
Sipas tij PSD do të arrijë një rezultat surprizues në zgjedhjet e 11 Majit. Në parlamentin aktual PSD ka 3 deputetë, ndërsa synohet që ky numër të rritet./Radar.al