Besin e ndava une se ai më…! Xhensila ia thote troc Arbanes: Ja ç’u ndodhi femijeve

Xhensila Myrtezaj ka folur për herë të parë për divorcin

nga Bes Kallaku në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma Yje”.

“Kur komunikimi e humbet peshën, bëhet toksike. Unë e mora vendimin. Në çift duhet bashkëpunim dhe kërkohet punë nga dy partnerët.

Kam Zotin dëshmitar dhe kaq më mjafton për të qenë në paqe me veten. E gjeta forcën te fëmijët e mi”, tha ajo.

Ajo tregoi një traumë nga fëmijëria, kur prindërit e saj janë ndarë pas një serie dhune fizike nga i ati kundrejt nënës së saj.

“Unë Ajkës i thashë të vërtetën. Që të gjithë kemi probleme. Ne e kemi shumë xhan njëri-tjetrin por ka ardhur koha të rrimë pak larg.

Kam qenë 6 vjeç kur prindërit e mi janë ndarë sikurse dhe Ajka. Është një periudhë e rende e jetës time.

E dua shumë mamin tim dhe e vlerësoj. Por duhet të kishte ndodhur ajo që sytë e mi panë. Ajo u plagos me 7 thika në sytë e mi dhe humbi njeren nga duart.

Babi im ka qenë nën efektin e alkoolit. Mami ka shkuar dhe e ka takuar babin në burg dhe më thoshte ai është babi jot”, deklaroi Xhensila