Kreu i SPAK Altin Dumani ka paralajmeruar Sali Berishen ne lidhje me nxjerrjen e te dhenave per dosjen “Toyota Yaris”.
KONFERENCA E PLOTË
“21 janari”, a është identifikuar emri i ndonjë ish zyrtari dhe a do të thirren persona të tjerë për t’u pyetur?
Dumani: Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dyten, është kompetencë e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Unë personalisht, preferoj që deshmitarët ti thërrat të fundit, pasi të grumbulloj prova, më pëlqen t’i ballafaqoj.
Çështja në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet janë intenstive. Volumi hetimor shumë i madh.
Zbërthimi i aplikacionit “Matrix” a ka nisur puna për marrjen dhe administrimit e mesazheve, meqënëse dilnin përdorues edhe shtetas shqipfolës?
Dumani: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, nuk dua ta ndaj me mediat. SPAK është nje nga institucionet më te besueshme nga të gjitha institucionet, edhe për Europol.
Incineratori i Tiranës, a po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?
Dumani: Pjesë e hetimit dhe zbatimi i kontratës. Në momentin që është vendosur sekuestro Inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin që ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masë sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde, po ashtu është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave
Pronat e ushtrisë, në cilën fazë janë hetimet dhe si i përgjigjeni komenteve të kryeministrit?
Dumani: Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë. Preferoj të mos bej.
Olsi Rama, pezullimi i hetimeve?
Dumani: Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulim të autorëve. U hetua edhe përfshirja e OlsI Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.
Ç’po ndodh me çështjen “Toyota Yaris”?
Dumani: Dosja “Toyota Yaris” do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerrin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi. Patjetër, të gjithë janë të barabartë.
A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar”
Dumani: Duhet të kemi një indicie. Rast konkret për shqiptarë që të jenë konfiskuar pasuri jashtë, nuk ka. Kemi dërguar letër-porosi, por ende nuk kemi sekuestruar ndonjë pronë. Kemi pasur informacione.
Fondet e AZHBR-së a do dalë SPAK me përfundim hetimesh? A janë kryqëzuar të dhënat e OLAF-it me AZHBR?
Dumani: Me OLAF-in kemi bashkëpunim të mirë. Nuk mund të parashikoj mbylljen e hetimeve.