E trishte! Perfundoi ne rruge per te! Ja pse nuk mundet Parashqevia ta shohe djalin 22 vjecar, cfare i bene (VIdeo)

Opinioni publik shqiptar është tronditur ditët e fundit nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku dukej ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, duke pranuar ndihma për të pastrehët.

Gjithkush është ndjerë e trishtuar kur sheh yllin dhe idhullin e të gjithëve në periudhën para rënies së diktaturës, në gjendje të mjeruar, ndërsa pikëpyetje janë ngritur në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore dhe emocionale.

Të shumtë janë ata që kanë propozuar që Simakut duhet t’i lidhet një pension nga ana e shtetit shqiptar.

Gazetari Robert Papa, në një intervistë në skype në News24, ka zbuluar një detaj nga jeta e këngëtares.

Ai u shpreh se Simaku është në një krizë, pasi nuk lejohet të takojë as të birin, të cilin ia kanë marrë.

“Më vjen keq për ato pamje që pash në Facebook. Jo thjeshtë një ish këngëtare, por për çdo shqiptar që jeton momente të vështira në vend të huaj. Ajo nuk ka të drejtë të takojë djalin e saj, të cilin ia kanë marrë me vendim gjykate. Kjo është një dramë e madhe për dikë q ka qenë një figurë e dashur në Shqipëri”, tha ai.