Lum kush i ka keto pasaporta! Me te fuqishmet ne bote per 2025, cudit Shqiperia

TIRANË– Kush është shteti me pasaportën globale që bota mendon se është e mrekullueshme? Ky vit i ri e rendit Singaporin si vendin me pasaportën më të fuqishme në botë.

Singapori rimerr kurorën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë me akses pa viza në 195 nga 227 destinacione në mbarë botën, duke e lënë Japoninë në vendin e dytë me një rezultat prej 193, sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2025, i cili rendit të gjitha vendet në botë.

Në këtë indeks, Shqipëria renditet në vend të 43-të, duke u ngritur me 5 pozicione nga një vit më parë. Me pasaportën tonë, mund të udhëtojmë pa viza në 123 shtete të botës. Kosova renditet në vend të 63-të për vitin 2025, pasi shtetasit e saj mund të udhëtojnë pa viza në 80 vende të ndryshme të botës. Krahasuar me një vit më parë, edhe Kosova është ngritur me 5 vende në renditje.

Japonia është e dyta në renditje, me një derë të hapur për 193 destinacione, pasi ka siguruar medaljen e argjendtë duke rifituar aksesin pa viza në Kinën fqinje për herë të parë që nga bllokimet e Covid-19.

Shtetet anëtare të BE-së, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vendin nr.3, së bashku me Finlandën dhe Korenë e Jugut, me akses në 192 destinacione pa viza paraprake.

CNN shkruan, se pozicioni i katërt në renditje është një dëshmi e fuqisë së zonës Shengen pa kufij të Bashkimit Evropian, e cila garanton lëvizjen e lirë për më shumë se 425 milionë qytetarë të BE-së. Ai mbahet nga shtatë vende të BE-së, secila me akses pa viza në 191 destinacione: Austri, Danimarkë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Norvegji dhe Suedi.

Në vendin e pestë janë pesë vende – Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Britania e Madhe – që të gjitha kanë akses pa viza në 190 destinacione.

Pasaportat më të fuqishme për vitin 2025

1. Singapori – 195 shtete

2. Japoni – 193 shtete

3. Finlanda – 192 shtete

3= Francë – 192 shtete

3= Gjermani – 192 shtete

3= Itali – 192 shtete

3= Koreja e Jugut – 192 shtete

3= Spanja – 192 shtete

4= Austria – 191 shtete

4= Danimarka – 191 shtete

4= Irlanda – 191 shtete

4= Luksemburgu – 191 shtete

4= Holanda – 191 shtete

4= Norvegjia – 191 shtete

4= Suedi – 191 shtete

5= Belgjika – 190 shtete

5= Zelanda e Re – 190 shtete

5= Portugalia – 190 shtete

5= Zvicra – 190 shtete

5= Mbretëria e Bashkuar – 190 shtete

6= Australia – 189 shtete

6= Greqia – 189 shtete

7= Kanada – 188 shtete

7= Malta – 188 shtete

7= Polonia – 188 shtete

8= Çekia – 187 shtete

8= Hungaria – 187 shtete

9= Estonia – 9. vendi – 186

9= Shtetet e Bashkuara – 186 shtete

10= Letonia – 185 shtete

10= Lituania – 185 shtete

10= Sllovenia – 185 shtete

10= Emiratet e Bashkuara Arabe – 185 shtete

– – –

43= Shqipëria – 123 shtete

63= Kosova – 80 shtete

– – –

99. Koreja e Veriut – 41 shtete

100. Bangladeshi – 40 shtete

100= Libia – 40 shtete

100= Territori Palestinez – 40 shtete

101. Nepali – 39 shtete

102. Somalia – 35 shtete

103. Pakistani – 103. vendi – 33 shtete

103= Jemeni – 33 shtete

104. Iraku – 31 shtete

105. Siria – 27 shtete

106. Afganistani – 26 shtete./CNN/Radar.al