E bujshme! Shqiperia heq vizat me shtetin që mund te shkosh rehat ne SHBA

Ka hyrë në fuqi ditën e sotme vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave me Republikën Domenikane.

Shteti tropikal ndodhet në ishullin Hispaniola kë Karaibeve dhe njihet për plazhet e bukura, resortet dhe sportine golfit.

VENDIMI:

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS DOMENIKANE, PËR HEQJEN E VIZAVE PËR SHTETASIT, MBAJTËS TË PASAPORTAVE DIPLOMATIKE, TË SHËRBIMIT DHE ZYRTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Domenikane, për heqjen e vizave për shtetasit, mbajtës të pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe zyrtare, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Duhet theksuar qe ky nuk eshte nje reklamim per te udhetuar ne SHBA ilegalisht, por shume shqiptare e kane perdorur si rruge me perpara per tu larguar drejt SHBA