Gjesti shkon me urgjencë në spital, Rozana “shpërthen” në lot: Asnjeriu si ka bërë gjë i shkreti! (Video)

Gjestit i është dashur që të largohet me urgjencë për në spital, pasi pësoi tension syri si pasojë e alkoolit që Gerta Gixhari i hodhi në fytyrë.

Gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës, gazetarja i ka hedhur gotën me alkool në fytyrë këngëtarit. Si pasojë ai u largua nga shtëpia e “Vëllait të Madh” përkohësisht.

Kjo situatë është përjetuar keq nga Rozana, e cila dihet tanimë për marrëdhënien e mirë shoqërore që ka me këngëtarin.

“Asnjeriu si ka bërë gjë i shkreti, vetëm ka qesh. Çdo gjë e ka kaluar me humor. Palaçot të gjithë palaçot. Nga i pari te i fundit të gjithë jeni palaço. Nuk kam për t’ia falur njeriu”, tha Rozana duke qarë.