Në fillim të dhjetorit, balerini i njohur Eno Birko tentoi vetëvrasjen, duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.
Birko ka folur disa herë publikisht lidhur me varësinë e tij ndaj alkoolit dhe luftën me depresionin, arsye të cilat e bën që për një periudhë të gjatë të shkëputej edhe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Motra e tij, Edlira ka rrëfyer më tepër rreth jetës personale të balerinit dhe motivet që e çuan që të merrte atë akt ekstrem.
“Fitoi të drejtën të studionte atëherë në Rusi, por duke qenë se kjo vinte me një kosto të lartë financiare, ndaj nuk arriti ta ndiqte, dhe më pas, vajti dhe bëri tre vite studime në Azerbajxhan.
Refuzoi 900 mijë euro për të marrë pjesë në “Big Brother Celebrity”, kush është ky personazh?
Kanë qenë vite të bukura, ne kemi pasur një marrëdhënie të vecantë; unë kam qenë pas çdo shfaqjeje apo numri që ai realizonte, qoftë te kostumografia, qoftë për ta mbështetur prapa kuintave.
Domethënë, jemi ndërtuar emocionalisht së bashku.
Ai dhe ne po kalojmë një moment shumë të vështirë prej dy muajsh..me atë aksident të rëndë të ndodhur, ne së bashku lamë një rrugë në mes me tim vëlla.
Ishim duke punuar për të realizuar dicka me rastin e 90 vjetorit të lindjes së babait tonë, ndonjëherë themi që ëndrrat na u thyen në mes, por unë besoj që Zoti e la gjallë tim vëlla që ëndrra të vazhdojë”, u shpreh Edlira tek Miqtë e Pasdites në RTSH.