“Dhimbje e madhe në familje!” Kush ishte gruaja e Ish Ministrit Sander Lleshi qe u nda sot nga jeta (Foto)

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 58-vjeçare.

Ka qenë vetë ish-ministri i cili me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë, ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkudhëtares dhe shoqes së tij të jetës.

Violeta, një grua e përkushtuar, një nënë e dashur dhe një shtyllë e fortë për familjen e saj, u shua duke lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm te fëmijët, te bashkëshorti i saj e te të gjithë familjarët dhe njerëzit që patën fatin ta njohin.

E ndjera Violeta Lleshaj
“Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme”, shkruan ish-ministri.

Teksa më tej bën me dije se nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.

Ndërkohë, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, 4 shkurt në orën 12:00.

Redaksia e Newsbomb.al i shpreh ngushëllime ish-ministrit Lleshaj dhe familjarëve të Violetës!

Postimi i plotë i Sandër Lleshaj:

Të dashur miq,

Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme.

Nderimet e fundit do të kryhen pranë Shtëpisë së Funeraleve ALBA 2000 në rrugën e Durrësit në Tiranë, duke filluar nga ora 11:00 e datës 03. 02. 2025.

Varrimi do të kryhet në Varrezat e Maminasit në orën 12:00 të datës 04.02.2025.

Pushofsh në paqen e pasosur të Zotit e shtrenjta jonë Leta!