E fundit! Albin Kurti shpall fitoren në Kosovë: Koalicion qeverisës me…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, Kurti deklaroi se Vetëvendosja do të formojë koalicionin qeverisës me partinë Guxo dhe partinë Alternativa.

Pjesë nga fjala e Kurtit:

Më lejoni që të falënderoj të gjithë qytetarët e republikës tonë për pjesëmarrjen në këto zgjedhje të para të rregullta parlamentare që kur se e kemi pasur pavarësinë. Nuk ka pasur incidente. Zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të ndershme, falënderoj të gjithë votuesit e koalicionit fitues me partinë Guxo dhe Alternativën. Ne jemi subjekti i parë fitues i cili do ta formojë qeverinë.

Ata që dolën të dytët dhe të tretët, edhe po të mblidhen bashkë nuk i bëjnë dot sa ne. Vetëvendosja fitoi, të ecim përpara bashkë drejt qeverisë së re.

Lumir Abdixhiku, kreu i LDK, në një konferencë për mediat tha se rezultati i partisë së tij nuk ka qenë në nivelet që kanë pritur, edhe pse ka pasur rritje.

Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK.

“Atë që do duhej ta bënte KQZ po e bëjmë ne, rezultatet përfundimtare, votat e diasporës dhe ato më kusht nuk janë të përfshira. Sipas numërimeve nga komisionarët tonë: LDK: 18. 14% të votave, 150 mijë; VV: 39. 88 %; PDK: 21. 84 %; AAK/NISMA: 7.62%.

Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë e marr në tërësi unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK. Rezultati nuk është i kënaqshëm por jemi me rritje”, tha ai.

Top Channel