jë ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë, ku një 11-vjeçare nuk është lejuar të hyjë në klasë me simbolet kombëtare shqiptare.
Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në shkollën “Xhemajl Mustafa”, ku e mitura është detyruar të dalë nga klasa nga mësuesi i anglishtes, Muhamed Hajredinaj, për shkak të veshjes së saj me rroba me motive kombëtare për festën e 28 nëntorit, që nga mësuesi janë konsideruar si të papërshtatshme.
E ftuar në “Shqipëria LIVE”, 11-vjeçarja ka treguar versioni ne saj të ngjarjes, duke thënë se mësuesi i ka ofenduar, e po ashtu u ka thënë se “po ju bëjnë shpëlarje truri”.
“Kur ka hyrë mësuesi në klasë, ne ishim duke festuar për 28 nëntorin dhe të gjithë ishim të veshur kuqezi dhe me simbole kombëtare. Ai nisi të na ofendonte dhe të thoshte se nuk dukemi mirë me simbolet kombëtare, se po na bëjnë shpëlarje truri,
edhe se nuk duhet të themi se jemi shqiptarë. Ai më tha të hiqja simbolet kombëtare, por nuk pranova dhe ai më nxori nga klasa. Më pas telefonova babin dhe pasi babi erdhi, njoftuan drejtorin. Drejtori hyri në klasë dhe debatoi me mësuesin.”- tha ajo.
Ndërkohë, babai i saj, Agim Kita, ka deklaruar se i duket çmenduri që ky mësues nuk pranon simbolet kombëtare. Sipas tij, i njëjti incident ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme.
“Unë u shtanga sepse është e paimagjinueshme që në vitin 2024, një mësues të nxjerrë jashtë fëmijën për shkak të simboleve kombëtare. Është çmenduri. Komunikova me mësuesin dhe i thashë që vajzën ta pranonte në mësim, por ai nuk pranonte dhe më pas komunikova me drejtorin. Ky mësues çdo vit bën të njëjtën gjë, debaton dhe nuk i pranon simbolet kombëtare.”- tha Kita.