E vrau gruaja ne gjume me sepate! Historia e trishte e burrit: I luteshin ta linte, por ai donte vetem te…(foto)

Lidhur me ngjarjen e rëndë në fshatin Metoq në Sarandë ku gruaja vrau burrin me sëpatë, një nga banorët e fshatit rrëfen për mediat si e ka njohur çiftin.

Ai rrëfen se gruaja ka qenë me probleme të shëndetit mendor, ndërsa bashkëshorti i saj i vrarë punonte i vetëm për të mbajtur shtëpinë.

‘Punonte vetëm ai dhe kanë 4 vajza. Një më duket se e ka në shtëpi, 3 i ka të martuara. Edhe punonte i shkreti, ku i dlite puna ditë për ditë. Gruaja ka qenë e ikur. Ai nuk pi alkool. Ai punëtor i shkreti, as alkool asgjë, me qira rri. Gjynah mavri. Ajo është me të meta. Këta janë nga Korça, nga fshatrat e Korçës. Ka qenë në gjumë mavria. I thosha ik, se qe me të meta ajo po qe edhe me sëmundjen e tokës. Gjynah, ka qenë burrë i mirë shumë, i dashur me njerëzit.’

Elvira Tahiraj është 49-vjeçarja që mëngjesin e sotëm vrau me sëpatë bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj, 55-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, në banesën ku ata jetonin.

JOQ ALBANIA ka mësuar se çifti ishin prindër të 3 vajzave, të cilat ishin në gjumë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Kohët e fundit, Elvira e njohur si Vila kishte probleme, zënka dhe konflikte me banorët e lagjes. Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj Llazari, përpiqej ta qetësonte dhe kujdesej për të, pasi ajo ishte shkëputur edhe nga puna.

Banorët e lagjes thonë se Elvira ishte gjatë gjithë kohës e acaruar, por nuk dinë të thonë nëse ajo vuante nga depresioni apo jo.

Pas ngjarjes së rëndë, policia e Sarandës ka shoqëruar 49-vjeçaren e cila ende nuk ka treguar shkaqet që e çuan drejt një akti të tillë.