Tragjike! Nuk gjendej prej 1 Shkurtit, futbollisti i njohur gjendet i vdekur

Futbollisti kroat Jakov Jelkic, është gjetur pa shenja jete në Spanjë. Ai ishte zhdukur më 1 shkurt në qytetin e Alicantes.

Edhe pse rezultatet e autopsisë ende nuk janë publikuar, policia spanjolle dyshon se vdekja mund të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti.

Sipas mediave spanjolle, trupi i Jelkicit është gjetur në një thellësi prej dy metrash, pranë një kalate në port, pak para orës 18:30, pasditen e djeshme.

Futbollisti 24-vjeçar, pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paccot, luajti një ndeshje futbolli me ekipin e tij në Spanjë disa ditë më parë dhe u pa për herë të fundit pas mesnatës të së premtes, pasi ishte me shokët e tij të skuadrës në një klub nate në Alicante.

Zhdukja e saj u raportua të shtunën në mëngjes kur ai nuk u paraqit në hotel.