GANGSTERËT E ELBASANIT/ “Për një gotë raki…”

Plot 28 vite nga ngjarjet e vitit 1997, drejtësia dënoi autorët e masakrës së Cërrikut, por, cila është historia e panjohur e bandave gjakatare të Elbasanit.

Nga trazirat e Marsit, tek konfliktet lokale, si u themeluan bandat famëkeqe të Mandelës dhe Kateshit

Cilat janë ngjarjet e panjohura dhe krimet makabre që u mbuluan nga pluhuri i harresës.

A kishte influenca politike dhe çfarë ndodhi me mbetjet e bandave të 97-ës? Emisioni “Inside Story” zbulon si u formuan banda e ’97-tës dhe çfarë fshehin pas konflikteve të tyre të ashpra?

Dënimi i bandës ‘Cërrikut’ pas tre dekadash, kryetarja e Apelit të GJKKO: Ngjarjet e ’97-ës të komplikuara

Një operacion që duhej të rivendoste rendin, përfundoi në një kurth vdekjeprurës. 5 gardistë humbën jetën, 16 të tjerë u plagosën. Me urdhër të Ministrit të Rendit asokohe, Garda e Republikës u urdhërua të shkonte në Cërrik për të neutralizuar elementët e armatosur.

Gardistët nuk ishin të përgatitur për një betejë urbane. Ata mendonin se po përballeshin me një grup të vogël rebelësh. Por, përballë kishin 150 njerëz të armatosur deri në dhëmbë, të përgatitur për luftë. Grupi i armatosur e dinte mirë se gardistët po afroheshin. Pra, dërgoheshin drejt kurthit të vdekjes…

Gardisti 1: Ne nuk dishim gjë për çfarë kishim ardh, ne erdhëm për të mbrojtur veten… unë e kam shpkrepur armën.

‘Unë jam nga Tropoja rri në Tiranë…. çfarë të duash më thuaj, po deshe më bjer edhe plumb ballit…..’ u shpreh gardisti.

Na thanë të shkojmë në qytetin e Elbasanit të kapim këto kriminela, ku e dija unë, nuk marr vesh nga këto punë, edhe na sollën këtu. Vetëm kur plasi pushka, e vetëm kur e kam parë veten të plagosur. Unë s’di gjë….. Ne duam plumbin ballit, se këta duan të na fusin në luftë civile’, u shpreh gardisti.

Lëvizjet e pjesëtarëve të Bandës së Cërrikut, tregojnë se ata kishin informacion për ndërhyrjen e gardës për çarmatimin e Cërrikut. Referuar të dhënave në dosjen hetimore, thuhet se anëtarët e bandës së Cerrikut, më 20 maj ’97 sulmuan postën e Policisë Cerrik. Sulmi erdhi pas emërimit në krye të këtij komisariati të Agron Kuliçajt, i cili zëvendësoi në atë kohë Fatos Suvarinë. Kuliçaj, njihej si njeri i afërt i presidentit të kohës Sali Berisha, ndaj të cilit kishin shpërthyer demonstratat.

Pas sulmit në komisariat, shefi i ri Kuliçaj, kërkoi ndihmën e Ministrit të Rendit te kohës për përforcime nga Tirana. Përmes informacionit të mbledhur gjatë hetimit, vërtetohet se organizimi i bandës së Cërrikut, i udhëhequr nga Roland Sota dhe Meti Bozi, nuk ishte një veprim spontan, por, një planifikim i detajuar.

“Në qoftë se do quajmë atë që ju thatë një krizë ishte viti 1997 që e tregoj qartë këtë krizë, dhe duket që në ato vite bandat morën edhe hovin e tyre. Vështirësia në fakt, e gjykimeve dhe hetimeve ka qenë e madhe, disa ngjarje mbeten ende të pazbuluara fakti tregon mbas shumë viteve, ndoshta edhe mbas 15 viteve janë zbuluar ngjarje kriminale dhe autor të supozuar të tyre, çka tregon për vështirësinë në hetime ashtu edhe në gjykime”, u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykatës Posaçme.

Referuar dëshmisë së kryebashkiakes së kohës Mishelina Xhelo, Banda e Cërrikut ishte një hap policisë në çdo informacion. Ajo rrëfen se në natën e 22 majit 1997, një grup përfaqësuesish të forcave politike dhe individë të tjerë i kërkuan që të ndërhynte dhe të ndalonte ardhjen e forcave speciale.

Banda kishte informacion, si u futën në kurthin e breshërive gardistët

Ditën e ngjarjes, rreth orës 07:30 të mëngjesit, Roland Xhepexhiu, Meti Bozi dhe Llazar Bicja, drejtohen për në zonën e kantierit në kryeqëzimin e Belshit, zonë e influencës së Arjan Toskës, dhe vëllezërve Buzani. Ata, informohen për lëvizjet e forcave speciale nga Tirana, të cilat po kryenin një kontrolle në dalje të Cërrikut.

Referuar dëshmisë së kushëririt të Bujar Buzanit, Bozi ka thënë se, forcat speciale kishin përdorur dhunë ndaj një familjeje, duke rrahur të zotin e shtëpisë dhe duke tentuar të përdhunonin gruan e tij. Kjo, ka acaruar grupin e armatosur edhe më tepër.

“Rastet kur krimi i organizuar, pasi bandat kriminale futen në formën e posaçme të bashkëpunimit e me këtë rast në fushën e gjërë, apo në  termin e gjërë të krimit të organizuar, dhe krimi i organizuar që në atë kohë edhe u konsolidua në formimin e vet, gjeti mekanizmat sesi të arrinte nëpërmjet kërcënimit në vendimmarrjen që kërkonin të kishin”, u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit e Gjykatës Posaçme.

Pas fjalëve të Met Bozit rreth veprimeve të forcave speciale në familjet vendase, Arjan Toska me njerëzit e tij marrin armët dhe nisen drejt Cerrikut. Kur arrijnë, ata futen në kinemanë e qytetit dhe pozicionohen në katin e dytë. Në dritaret e godinës, rreshtohen kallashnikovët dhe mitrolozët e bandës me pamje të qartë të qytetit. Fill pas pozicionimit të tyre, kalon blindi i parë i forcave speciale.

“Ngjarja eshte shume e rende eshte nje nga ngjarjet qe ka pasur shume viktima te atyre viteve, nga menyra sesi eshte zhvilluar ka qene me nje ashpersi, rasti i Cerrikut nuk ngjan me grupet e tjera”, u shpreh Kreshnik Muftari, pedagog i Drejtësisë

“Kane shkuar efektivet e gardes, me qellim për t’i carmatosur pasi ka pasur një armatim shume te madh si qytet, per aq pak banore sa ka. Eshte hapur fjala se po vinte e gjithe garda, e u mblodh gjithe qyteti, e me pas ndodhi ajo qe ndodhi”, u shpreh Alban Qafa, avokat

3 efektiv të Gardës, Besnik Sula, Sali Martini dhe Petrit Ndoj, mbetën të vdekur. Dy efektivë të tjerë, Halit Haxhia dhe Bashkim Mnella, nuk mundën të dalin nga blindi, duke u shkrumbuar brenda nga flakët.

“Drejtësia funksionon në bazë të provave, pra nëse ka ndodhur një vepër penale ngjarja është aty, por që nuk ka prova mbi autorin që ka kryer këtë vepër penale, ndoshta duket si pak e vonuar që pse në atë moment autori që ka kryer këtë vepër penale nuk është përballur me drejtësinë dhe duket sikur diçka është vonuar. Por po ti referohemi faktit të zbulimit të autorit dhe përballjes së tij me drejtësinë, del që drejtësia funksion. Kështu ka nddodhur edhe me disa ngjarje të vitit 1997”, u shpreh Saida Dollani, Kryetare e Apelit te Gjykates Posaçme

Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe 16 punonjës të gardës së Republikës. Referuar dëshmive të kohës, prita ishte realizuar nga rreth 50 persona. Por, organet ligjëzbatuese identifikuan 13 persona, 9 prej të cilëve u morën të pandehur, pasi 4 kishin ndërruar jetë. Për këtë ngjarje gjykata dha tri dënime të përjetshme dhe 131 vite burg.

“Me ndryshimet e bëra në vitin 2016, shkruar prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe gjykata e posaçme kundër krimit të organizuar të cilat, kanë kompetencë lëndore për trajtimin e këtyre çështjeve, pra grupet kriminale , banda të armatosura, organizatë terroriste, janë objekt i veprimtarisë së spak e GJKKO”, u shpreh Ardit Kuka, gjyqtar ne Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.

‘Për një gotë raki…’, zanafilla e hasmërisë së përgjakshme mes ‘Mandelave’ dhe ‘Bandës së  Cërrikut’

Arjan Toska, banor i lagjes “Beqir Dardha” në Elbasan, u largua nga qyteti pas një hasmërie të përgjakshme me bandën e “Mandelës”. Lufta mes tyre nisi në mënyrën më absurde: për një gotë raki! Ndoshta ujë…Një ngatërresë që u konsiderua cënim i burrërisë dhe autoritetit.

Në këtë lokal që shihni, i njohur në vitin 1997 si lokali i “Sudes”, pasditen e 14 prillit të ’97-tës, futen Arjan Toska dhe Enver Peqini. Aty ndodhej Eduart Peqini, i njohur si “Mandela”, vëllai i tij Astrit Peqini, me pseudonimin “Pelo”, djali i tezes së tyre Dashamir Bisku, i njohur si Murrashi, dy persona nga Fieri dhe një vajzë.

“Këta kanë kryer krimet më të shumta në qytetin e elbasanit në atë periudhë, dhe të gjithë janë të dënuar ose kanë ndërruar jetë” u shpreh Alban Qafa, avokat

“Ata kanë qenë persona të atij komuniteti perosnat që kishin mundësi të grupoheshin për të ruajtuar territorin e vet nga ngjarje të tjera’ u shpreh  Kreshnik Muftari,  pedagog i drejtësisë

Arjani dhe Enveri, pasi përshëndesin njerëzit që ishin brenda, ulen në një tavolinë ku qëndronte i vetëm një i moshuar.

Në këtë moment kamarieri shkon në tavolinën e tyre dhe i jep një gotë me ujë të moshuarit, duke i thënë se e ke nga “Mandela”.

Duke menduar se po pinte raki, i moshuri ngriti dolli, por kur kuptoi se ishte ujë, ia hodhi kamarierit në fytyrë. Uji spërkati vajzën që ishte ulur “Mandela”, me miqtë e tij.

Mandela e konsideroi aktin e plakut si të qëllimshëm dhe e nisi me ofendime. Kur kushëriri Enver Peqini i kërkoi të qetësohej, ai e ofendoi rëndë edhe atë. Arjan Toska ndërhyri duke i thënë Mandeles të ndalonte sharjet ndaj kushëririt.

Ka nisur grindja midis Eduart dhe Enver Peqinit, e në këtë kohë ka ndërhyrë Arjan Toska duke u thënë “Nuk ka lezet të ziheni se jeni djem xhaxhallarësh”.

Ndërhyrja e Toskës vetëm sa e shtoi tensionin. Situata, degradoi në dhunë fizike mes dy grupeve që përdorën shishe dhe mjete të tjera.

Pasi dëgjon për sherrin, aty vjen edhe vëllai i vogël i “Mandelës”, Gazmend Peqini, i cili ishte ngjitur me lokalin duke luajtur bilardo.

Në këtë moment Eduart Peqini, urdhëron “Murrashin”, që të shkojë të marrë armët për të vrarë Toskën dhe djalin e xhaxhait të tij.

Pas disa minutash “Mandela”, “Pelo”, dhe “Murrashi”, kthehen të armatosur dhe qëllojnë drejt Arjan Toskës dhe Enver Peqinit, të cilët iu kundërpërgjigjën me zjarr. Nga të shtënat mbeti i vrarë Gazmend Peqini, vëllai i “Mandelës”. Arjani dhe Enveri pas ngjarjes, u larguan menjëherë nga lagja “Tabakane”, ku u rritën duke u fshehur në Cërrik…

“Në momentin që janë kryer nuk është zbuluar autori, por që ka raste që janë zbuluar pas 15 vitesh dhe tani ka procese të ngritura në gjykatat e posaçme ku autorët e këtyre veprave penale po përballen me drejtësinë”, u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykatës Posaçme.